Zgjerimi i aktivitetit prodhues dhe nevoja për të kryer investime të reja, i ka shtyrë bizneset të kërkojnë më shumë kredi pavarësisht normave të larta të interesit. Në një vrojtim i kryer nga Banka e Shqipërisë, thuhet se në tremujorin e tretë të vitit është regjistruar rritje e kërkesës për kredi si nga bizneset ashtu edhe individët, madje nuk janë frenuar as nga normat e rritura të interesit.
“Kërkesa për kredi e bizneseve vijoi të raportohej e lartë, pavarësisht faktit se vijuan të mbeten të pranishëm disa faktorë që dekurajojnë kërkesën për kredi, të tillë si ambienti i normave të larta të interesit, si edhe disponueshmëria e likuiditeteve të larta nga ana e bizneseve”, thuhet në vrojtimin e bankës.
Por edhe pse kërkesa nga bizneset ka qenë në rritje, banka thotë se ka edhe sipërmarrje që janë stepur për të marrë kredi për shkak të normave të larta të interesit si dhe të perspektivës ekonomike.
Ndërsa qytetarët vijojnë të kërkojnë më shumë kredi për blerje banese, madje pritet rritje e kërkesës për kredi deri në fund të vitit si për shtëpi ashtu edhe për konsum.
Gjatë muajve Korrik-gusht-shtator, bankat tregtare kanë ndryshuar qasje ndaj kredidhënies për bizneset dhe për individët, duke lehtësuar kushtet.
“Kushtet dhe termat e përgjithshëm për kreditë akorduar individëve u lehtësuan në tremujorin e tretë të vitit. Kushtet çmim u lehtësuan nga marzhet më të ulëta mbi kreditë normale. Kushtet joçmim u lehtësuan nëpërmjet kërkesave më të ulëta për kolateral, si edhe shtimit të madhësisë së kredisë. Faktorët e tjerë joçmim u raportuan të pandryshuar.”, thuhet në raport.
Një qasje e tillë sipas vrojtimit ka ardhur si pasojë e përmirësimit të situatës makroekonomike në vend dhe pritshmërive për të ardhmen.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.6%
-
Jo
49.5%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2267
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sejko takon përfaqësuesit e Bankës Botërore, gati të ofrojnë asistencë për analizimin e financimit të ndërmarrjeve të vogla e të mesme
28 Janar, 17:08
-
Gati projektligji/ Krijohet ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ me fokus tek bujqësia! Rama: Motor zhvillimi për ekonominë, 250 mln € kredi të buta për biznesin
24 Janar, 10:15
-
Klima rrezik për ekonominë, BSH marrëveshje me Bankën Europiane! Sejko: Të financohen më shumë projektet e gjelbra
23 Janar, 17:35
-
Zbardhet vendimi/ 530 kredi me zero interes për punonjësit e administratës! Si ndahen për institucionet e kriteret e përzgjedhjes
21 Janar, 13:51
-
Banka e Shqipërisë, skemë të re kredish për bizneset! ‘Të vegjlit’ e marrin me 3.5%! Deri në 250 mijë euro, vetëm për investime
20 Janar, 16:48
-
Skema e re, kredi e lirë për biznesin e vogël dhe të mesëm! Do të përdoret për investim
18 Janar, 17:09
-
Transfertat kombëtare në euro u rritën me 30% vitin e kaluar
15 Janar, 15:15
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Sejko thirrje bankave: Bëhuni gati për SEPA-n brenda vitit, rrisni kredinë për biznesin e vogël
9 Janar, 15:55
-
Viti 2024 mbyllet me pesimizëm nga bizneset e qytetarët! BSH: Besimi në ekonomi u tkurr me 3.3% në dhjetor
6 Janar, 18:42
-
Pagesa të shpejta dhe me kosto të ulët përmes SEPA, Minxhozi: Sistemi funksional në tetor 2025
2 Janar, 10:14
-
Speciale/ Ekonomia përballë inflacionit e zhvlerësimit të valutave, Banka e Shqipërisë për Report TV: Ndaloni pagesat me euro! S’ka rrezik për krizë tjetër inflacioni (VIDEO)
2 Janar, 09:44