Rritet kërkesa/6 muaj pandemi, importuam 28 mijë ton detergjentë (VIDEO)

Të gjitha kategoritë dhe llojet e bizneseve në kohë krizash janë të rrezikuara. Përveç mbështetjes financiare në një situatë krize bizneset kërkojnë edhe siguri në sistemin fiskal. Për të përballuar krizën për po shkakton pandemia eksperti i ekonomisë Zef Preçi thotë se biznesi ka nevojë për ide të reja.

“Biznesi ka nevojë për ide reale. Dhe jo për ide fantazmagorike që lidhen me sistemin fiskal. Njëri thotë do ta bëj taksë të sheshtë tjetri thotë do ta heq fare, njëri thotë do e heq edhe për 100 vitet e ardhshme. Këto nuk kanë vend në një ekonomi dhe në një shtet normal. Përgjithësisht sistemi duhet të jetë i thjeshtë i kuptueshëm për të gjithë dhe që nuk le shtigje që të transferohen në xhepat e privatit ajo që duhet të shkojë tek shteti”, thotë Preçi.

Sipas ekspertëve biznesi që do të marrë goditjen më të madhe nga pandemia është ai që ka lidhje të drejtpërdrejtë me konsumatorin, pasi nga krizat bien të ardhurat familjare, e për pasoj ulen blerjet. Mirëpo ka edhe produkte që bëjnë diferencën, kështu po ndodh me detergjentet dhe ilaçet, të cilët po kërkohen gjithnjë e më shumë në treg si pasojë e pandemisë COVID-19.

“Nuk mund të japësh një recetë se cilat biznese janë më të rrezikuara nga pandemia. Më të rrezikuara janë bizneset që kanë varësi të drejtpërdrejtë nga fuqia blerëse e konsumatorit. Nëse nuk ka paga nuk ka shitje të mallrave duke filluar nga ushqimet. Në treg vazhdojnë të jenë më të kërkuarat ushqimet detergjentet dhe ilaçet por edhe këto janë duke zhvendosur burimet e familjes nga një destinacion tjetër. Nuk udhëtohet më jashtë sepse nuk ke më mundësi  dhe po të kesh lekë, atëherë këto para që kishe menduar ti shpenzoje do i shpenzosh diku tjetër”, deklaron eksperti ekonomisë.

Në 6 muaj sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave vendi ka importuar 3,873 milionë lekë “sapunë, agjentë me veprim të sipërfaqshëm dhe preparate” , nga 3,511 milionë lekë që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në total për periudhën Janar – Qershor u importuan  28,811 tonë “sapunë, agjentë me veprim të sipërfaqshëm dhe preparate” nga 25,349 tonë që u importuan në 2019.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI