Rritet kurba e Covid në shtetet e Europës! Italia me shifra më poshtë mesatares kontinentale

Rritet kurba e Covid në shtetet e Europës! Italia me shifra më poshtë mesatares kontinentale

Covid-19 po vazhdon të qarkullojë lirshëm në Europë por përhapja e tij është e ndryshme nga njëri vend në tjetrin.

Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania, të cilat në gusht filluan të tejkalojnë një mijë raste të reja infeksioni në ditë, duket se e kanë ende nën kontroll situatën. Këto tri vende kanë patur pak më shumë se 20 infeksione të reja për 100 mijë banorë në dy javët e fundit, shumë poshtë mesatares europiane për të njëjtën periudhë ( mesataja europiane është rritur nga 38 në 46 sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve).

Franca ka të regjistruar 82 raste për 100 mijë banorë( katërfish më shumë se një muaj më parë), Kroacia ka më shumë se 80, Rumania 84 raste të reja dhe 3 vdekje për 100 mijë  kurse Spanja, e cila në dy javë ka raportuar 96 mijë të identifikuar të rinj me Covid, ka 205 raste për 100 mijë banorë

Dhe ndërsa pandemia po vazhdon të zgjerohet, duket se po rikthehen disa prej masave të izolimit dhe kufizimit.

Parisi i është rikthyer detyrimit për mbajtjen e maskës kurse në Marsejë, baret dhe restorantet mbyllen nga ora 23 e mbrëmjes deri në orën 6 të mëngjesit. Mynihu, në Landin gjerman të Bavarisë ka vendosur të ndalojë konsumimin e alkoolit në hapësirat publike pas orës 23 të mbrëmjes dhe shitjen e pijeve alkoolike pas orës 9 të mëngjesit, teksa ka 35 pozitivë për 100,000 banorë.

Spanja ka thirrur në ndihmë ushtrinë për të penguar përhapjen e pandemisë, nga dje Ukraina mbylli kufijtë e saj për një muaj, kurse Hungaria nuk do lejoj hyrjen në vend duke filluar nga 1 shtatori.

Greqia ka ndaluar fluturimet për dhe nga rajoni spanjoll i Katalonjës dhe Turqia. Berlini u bëri thirrje njerëzve që të "ndalonin udhëtimin" në zona me rrezik të lartë (përfshirë pjesën më të madhe të Spanjës dhe disa zona të Francës, siç janë Parisi dhe Cote d'Azur.

Mesazhi është i qartë: më mirë të mos kalojmë kufijtë.

Italia ka detyrimin e testit të tamponit për ata që kthehen nga Spanja, Malta (110 raste për 100 mijë) dhe Kroacia, por jo për ata që vijnë nga Franca. Norvegja, pothuajse pa infeksione Covid, ka shtuar Gjermaninë në listën e saj të zezë dhe do të vendosë karantinën për këdo që vjen nga një vend që ka më shumë se 20 raste për 100,000 banorë(praktikisht e kanë të gjitha vendet e Europës). Suedia me 28.9 raste për 100 mijë banorë ka mbyllur kufijtë për ata që vijnë nga Rumania, Bullgaria dhe Hollanda.

Në Rajonin e Ballkanit, Kroacia është vendi i parë që ka rivendosur disa prej masave kufizuese rajonin e Split-Dalmacisë. Masa të ngjashme janë rivendosur edhe në Rumani. Gjithashtu shumë vende, për të dekurajuar udhëtimet ndërkufitare, po kërkojnë vërtetime negative të testit të tamponit si dhe kanë rivendosur masat e karantinës së detyrueshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)