Rritet lehtë niveli i kredive me probleme në janar 2021! Arritën në 8.2% nga 8.1% që ishte në dhjetor 2020

Viti 2021 ka nisur me një rritje të lehtë të kredive me probleme. Në fund të muajit janar niveli i kredisë së keqe ishte 8.2%, raporton Banka e Shqipërisë. Luhatja në rritje e huave me probleme ishte një nga shqetësimet kryesore të Bankës qendrore, gjatë vitit 2020, pasi të gjitha parashikimet ishin për përkeqësim të aftësisë paguese të klientëve bankar. Sipas bankës deri më tani totali i kredisë me probleme është 49 miliardë lekë.

Mbajtja nën kontroll e kredive me probleme është arritur edhe falë masave lehtësuese të ndërmarra nga banka e Shqipërisë, e cila ju dha mundësi bankave tregtare të ristrukturonin kreditë për klientët në vështirësi deri në fund të muajit mars. Ky ishte një hap frenues deri më tani që ka mbajtur nën kontroll këtë tregues.

Nga ana tjetër fuqia e vërtetë paguese e bizneseve dhe e qytetarëve sipas ekspertëve dhe vetë bankës qendrore do të varet pas përfundimit të masave lehtësuese. Pak javë më parë Drejtor i Departamentit të Stabilitetit Financiar në BSH Klodion Shehu deklaroi për Report TV se përpos masave të ndërmarra është e pashmangshme rritja e nivelit të huasë së keqe.

Ndërsa nga shoqata e bankave pritshmëritë janë për një rritje 1-3% të kredisë me probleme. Për të shmangur rritjen e tyre, bankat tregtare kanë qenë shumë strikte edhe në kushtet e dhënies së kredisë për bizneset, dhe kanë zbatuar analiza të ashpra risku përgjatë 2020 të tilla si reduktim të madhësisë së kredisë, shtim i kërkesës për kolateral si edhe kushtëzimeve më të larta në marrëveshjet e kredisë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre