Rritet me 10 lekë çmimi i sheqerit! Bordi i Transparencës: Do të shitet me 114 lekë/kg

Rritet me 10 lekë çmimi i sheqerit! Bordi i Transparencës: Do të shitet me 114 lekë/kg

Foto ilustruese

Çmimi i një kg sheqer është rritur me 10 lekë dhe nga dita e sotme do të shitet me 114 lekë/kg. Ky është vendimi i ri i Bordit të Transparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me Shumicë/Pakicë. Sheqeri vjen me 94 lekë në vendin tonë, ndërsa 20 lekë është marzhi i fitimit dhe kostot e tregtimit.

Më 10 qershor, ishte vendimi i fundit që dha Bordi për çmimin e sheqerit për ta tregtuar me 94 lekë/kg. Vetëm 17 ditë më vonë, është marrë vendimi që çmimi i produktit ushqimor bazë sheqer të rritet me 10 lekë si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e çmimeve ndërkombëtare.

Ndërkohë është lënë i pandryshuar çmimi i miellit me  90  lekë/kg dhe çmimi i orizit kokërrgjatë me 101 lekë/kg.

Vendimi i Bordit 

Për artikullin sheqer (1 kg) miratohen marzhet si më poshtë:

a.Marzhi tavan i tregtimit të shitjes me shumicë të sheqerit nga importuesi dhe ambalazhuesi është 15 lekë/kg (6 lekë/kg për importuesin dhe 9 lekë/kg për ambalazhuesin) mbi koston e importit plus detyrimet e paguara në doganë.

b.Marzhi i tregtimit të transportuesit i cili mund të jetë shitësi me shumicë, shitësi me pakicë apo palë të treta, nga magazina e shitësit me shumicë tek magazina e shitësit me pakicë është 2 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi.

c.Marzhi i tregtimit të shitjes në njësitë e tregtimit me pakicë të produktit sheqer është 3  lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi plus transportin sipas gërmës “b” të këtij paragrafi.

 

Tabela informuese e cmimit
 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen