Vlera e pronës në qytetin e Tiranës është rritur me 16%. Raporti është publikuar nga Banka e Shqipërisë dhe INSTAT.

Vlera e pronës në Tiranë ka pasur një çmim të ulët gjatë viteteve 2014-2015. Ndërsa për vitin 2016 vihet re një rritje graduale, duke shkuar deri në 16%.
 
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e cilëson këtë si një lajm të mirë për qytetarët e Tiranës. Ai shkruan në Facebook se Bashkia do të vijojë me investimet nga të cilat, të parët që përfitojnë janë qytetarët e Tiranës.   
 
"Lajm i mirë për banorët në Tiranë! Sipas Bankës së Shqipërisë dhe INSTAT rritet ndjeshëm vlera e pronës. Do vazhdojmë me investimet!", shkruan Veliaj në Facebook. 

veliaj
(Postimi i Veliajt në Facebook)

Redaksia Online
Shqiptarja.com