/ATSH-Z.Tosku/- Ndryshimet e ligjit "Për pensionet shtetërore suplemetare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit" parashikojne rritjen e moshës së përfitimit me 5 vjet.
Sipas ligjit aktual, janë rreth 220 funksione të ndryshme që përfitojnë pension suplementar e deri më tani e përftonin atë kur mbushnin 55 vjeç.
Ndërsa sipas ligjit të sapomiratuar, këta persona do të përftojnë pension sumplementar në moshën 60 vjeçare.
Sipas Ministrisë së Mirëqënies Sociale, janë rreth 5000 punonjës, të cilët aktualisht kontribuojnë në skemën e pensioneve suplementare. Ndryshimet në këtë ligj parashikojnë edhe masën e kontributit në këtë skemë. Në total, janë tre kategori që përftojnë pension pleqërie në shtesë për shkak të detyrës së ushtruar.