GREQI- Shtetin fqinj, Greqia po shënon përditë rekorde negative për sa i përket pandemisë.
Ditën e djeshme në një takim të zhvilluar mes ekspertëve të shëndetësisë dhe kryeministrit të vendin Kyriakos Mitsotakis, u vendosë se masat aktuale anti-COVID në fuqi do të zgjasin edhe 2 javë të tjera nga koha e parashikuar.
Me herët ishte parashikuar se “lockdown-i”, do të zgjaste deri më 1 mars por për shkak të zhvillimeve të fundit negative, do të zgjasë deri më 15 mars, sigurisht që nëse situata nuk stabilizohet, nuk përjashtohet mundësia për një shtyrje të afatit.
Gjatë 24 orëve të fundit Greqia ka shënuar 1.913 raste pozitive dhe 28 viktima nga COVID. Ndërkohë që një ditë më parë kanë rezultuar 2,147 raste të reja, një shifër e cila nuk është regjistruar që prej 2 dhjetorit të vitit 2020.
Numri total i infektimeve ka shkuar 184,686, ndërkohë që ai i viktimave është 6,371 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemi.
Pavarësisht se vaksinimi në vend ka nisur më 28 dhjetor të vitit 2020 si në shumicën e vendeve evropiane dhe megjithëse masat anti-COVID janë tepër të rrepta situata epidemiologjike në vend ende nuk është drejt përmirësimit.