TIRANË- Shqipëria nuk e ka fituar ende betejën me koronavirusin dhe këtë e vërtetojnë shifrat. Ndonëse një ditë më parë u konfirmua vetëm një rast i ri, sot ka pasur një rritje të ndjeshme duke shkuar në 15 raste pozitive gjatë 24 orëve të fundit nga 185 teste të kryera! Durrësi rikthehet në një vatër aktive sepse 13 nga 15 rastet e reja janë pikërisht në këtë qytet, e ndërsa 1 rast tjetër është regjistruar në Tiranë dhe një tjetër në Shkodër, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive.

Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive., e ndërsa mësohet se 16 të tjerë e kanë fituar betejën me këtë virus.

Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër teksa deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 964 qytetarë, prej të cilëve rreth 79% janë të shëruar.

Më buletinin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, flitet edhe për testet serologjike, për të cilët mësohet se deri më tani janë kryer 1 mijë testime në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%. Ato u bëjnë sërish apel qytetarëve që të respektojnë masat e marra.  "Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura. Nëse keni shenja klinike të Covid19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40", njofton ministria. 

Harta e qyteteve të prekura me koronavirus, përgatitur nga Report Tv

COVID-19 – Statistika (20 Maj 2020)
Testime totale 13621
Testime molekulare 12555
Testime serologjike 1066
Raste pozitive 964
Raste të shëruara 758
Raste Aktive 175
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 57
Durrës 44
Krujë 33
Shkodër  15
Kamëz  10
Berat  10
Fier 3
Elbasan 1
Mirditë 1
Korçë 1