TIRANE - Tashmë nuk ka asnjë dyshim. Divorci po e gërryen institucionin e martesës edhe në Shqipëri. Shifrat që publikohen nga gjykatat dhe media e dëshmojnë këtë të vërtetë të hidhur. Natyrisht divorci nuk është fenomen social, por shifrat mbeten të larta ku çdo ditë janë mbi 6 familje që i drejtohet gjykatës për ndarje dhe urdhër mbrojtje pas konflikteve në çift.
Familja dhe shoqëria shqiptare po përballen me fenomenin e divorcit një problem ky sa juridik aq edhe social. Shumë prej divorceve në vendin tonë rezulton të bëhen si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj bashkëshortes. Ndonëse jo gjithmonë kjo dhunë bëhet publike.
Zhvillimet urbane dhe hapja e shoqërisë kanë thyer tabunë e një familje të përjetshme,duke bërë që ndarjet të jenë një proces normal. Në gjykatën e Tiranës, për 10 muajt e parë të viti 2012 janë rregjistruar 1607 çështje civile me objekt zgjidhje martese. Nga këto çështje gjykata ka shkurorëzuar 669 bashkëshort dhe ka mundur të pajtojë afro 300 çifte. Po për të njëjtën periudhë sipas të dhënave nga gjykata është rritur dhe numri i kërkesave për urdhrat e mbrojtjes si pasojë e dhunës.
Ndër shkaqet e këtyre kërkesave vetë gjykata rendit disa faktorë që çojnë deri në ndarjen e çifteve. Gjendja ekonomike e bashkëshortëve, veset si droga, bixhozi, alkooli, niveli arsimorë si dhe mentalitetit i jetës bëjnë që të krijohen marrëdhënie të vështira në çift duke parë si zgjidhje divorcin.
Studimet e kryera kohët e fundit nga sociologë të ndryshëm vërejnë se këto shifra të larta divorcesh po fusin në krizë familjen shqiptare.
Problemet e ndryshme të shoqërisë shqiptare dhe sidomos dhuna në familje, kanë qenë shpesh në fokusin e kritikave që media apo shoqëria civile bëjnë publike.
Autoritetet e BE-së kanë theksuar në mënyrë urdhëruese se “Shqipëria duhet të bëjë përpjekje të mëtejshme për të nxitur zhvillimin e shoqërisë dhe ndëshkimin e dhunës, e veçanërisht dhunës në familje dhe dhunës ndaj gruas.
Për t’u ndarë njëherë e përgjithmonë nga ky mentalitet i dhunshëm ka qenë vetë kreu i qeverisë i cili ka kërkuar ndëshkim maksimal për këdo që dhunon femrat apo bashkëshortet.
E ndërsa apeli dhe institucionet përgjegjëse për këtë situatë nuk mungojnë, realiteti është krejt i ndryshëm, numër i lartë divorcesh, familje që prishen dhe bashkëshortë që kërkojnë mbrojtje në dyert e gjykatës.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com