Rritet numri i familjeve të kthyera
nga BE, "Ju lutem mos me shku"

Rritet numri i familjeve të kthyera<br />nga BE, "Ju lutem mos me shku"
Edhe pse po vazhdon migrimi i kosovarëve drejt vendeve të Europës duke zgjedhur rrugët ilegale numri i atyre të cilët po dëbohen nga vendet e BE’së po rritet.

Familja Morina nga Prizreni dhe ajo Ajeti nga Prishtina janë dy nga familjet e shumta kosovare të cilat u dëbuan nga Çekia.

Gazmend Morina së bashku me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij të vogla pas katër muajsh qëndrimi në Çeki u kthyen në Kosovë.

Të njëjtin fat e kishte edhe familja Ajeti nga Prishtina.

Milazim Ajeti kishte marrë gruan dhe dy fëmijët e tij dhe kishte marrë rrugët ilegale drejt Europës por kishte përfunduar në burg bashkë me familjen e tij. Ai thotë se për dy muaj i harxhoi më shumë se 5 mijë euro dhe sërish i duhej të kthehet në Kosovë.

Të dy kryefamiljarët që përjetuan tmerrin e rrugës ilegale të migrimit kanë një lutje për të gjithë ata që po nisen ose po mendojnë të nisen drejt Europës.

“Ju lutem mos me shku”, thonë ata. /RTK/

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot