Rritet numri i infektime, ulet i viktimave nga COVID-19 në Kosovë/ 299 raste të reja dhe 1 person ka humbur jetën në 24 orët e fundit

Rritet numri i infektime, ulet i viktimave nga COVID-19 në Kosovë/ 299 raste të reja dhe 1 person ka humbur jetën në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

KOSOVA- Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 299 persona dhe 1 ka humbur jetën.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve në vend është rritur pasi dje janë regjistruar 276 persona pozitiv me COVID-19, ndërkohë numri i viktimave është ulur.

Numri i pacientëve të shëruar në 24 orët nga COVID-19 është 526.

Sipas ISHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 94 raste, Podujevë 29 raste, Gjilan 21 raste, Vushtrri 21 raste, Lipjan 14 raste, Ferizaj 13 raste, Mitrovicë 13 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Suharekë 9 raste, Viti 9 raste, Deçan 7 raste, Obiliq 7 raste, Pejë 6 raste, Prizren 6 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 5 raste, Gjakovë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Shtime 4 raste, Skenderaj 4 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Drenas 2 raste, Istog 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash dhe Novobërdë.

Rasti i vdekjes është nga komuna: Prishtinë 1 rast (82 vjeç).

Numri total i infektimeve ka shkuar 54.560, ndërkohë që numri i viktimave është  1.388 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Pavarësisht se numri i infektimeve në raport me ditën e djeshme është rritur, përsëri situata epidemiologjike në vend është stabilizuar.

Ministri i shëndetësisë Armend Zemaj disa ditë më parë dha lajmin shpresëdhënës, se Kosova bëri të mundur sigurimin e 500 mijë dozave të vaksinës anti-COVID se ajo do të jetë falas për të gjithë qytetarët.

Ndërkohë, kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka siguruar se dozat e para të vaksinën do jenë në Kosovë në shkurt, duke shtuar se në plan do të synojë vaksinimin e 20 mijë vaksinave në ditë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja