Rritet numri i infektimeve dhe viktimave nga COVID-19 në Itali! 14,242 raste të reja dhe 616 humben jetën në 24 orët e fundit

Rritet numri i infektimeve dhe viktimave nga COVID-19 në Itali! 14,242 raste të reja dhe 616 humben jetën në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

ITALI- Në Itali, gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavisur 14.242 persona dhe janë regjistruar 616 viktima.

Në raport me ditën e djeshme numri I infektimeve ashtu edhe ai i viktimave është rritur, pasi dje ishin 12.532 raste të reja dhe humbën jetën 448.

Numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 2,303,263, ndërkohë që numri i viktimave është 79,819 në të gjithë vendin që nga fillimi I pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Vaksinimi i qytetarëve në Itali ka nisur më datë 27 dhjetor me Pfizer. Ndërkohë së fundmi Agjencia Evropiane e barnave ka miratuar përdorimin e vaksinës Moderna, e cila ka mbërritur ditën e sotme në Itali.

Pavarësisht masave anti-COVID të ndërmarra nga qeveria si dhe vaksinimit masiv të qytetarëve, ende situata epidemiologjike nuk duket e stabilizuar.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja