GREQI-Për shkak të shtimit të rasteve të infektimeve në Greqi një urdhër i ri do të marrë jetë ditën e nesërme.
Sipas zv. ministrit grek të mbrojtjes, Nikos Hardalias, duke filluar nga data 13 nëntori, lëvizja e qytetarëve është e ndaluar në të gjithë vendin nga ora 21:00 deri në orën 05:00.
Përjashtim nga ky urdhër strikt do të bëjnë emergjencat, plotësimi i nevojave të domosdoshme edhe puna. Punëtoret do të duhet të plotësojnë formularin përkatës në mënyrë që të lëvizin edhe gjatë orarit të ndaluar .
Ditën e djeshme Greqia arriti përsëri një rekord infektimesh 2 752 dhe 43 vdekje, gjë që e bënë të domosdoshëm marrjen e masave drastike për të evituar “katastrofën”. Më herët në vendin tonë është marrë një masë e njëjtë që kufizojnë lëvizjen e qytetarëve nga ora 22:00-06:00 dhe mbylljen e bareve dhe restoranteve si vatra kryesore të virusit.