GJERMANI- Pak para se të rihapen shkollat në Gjermani, të hënën, ka mundësi që vendi të goditet nga një valë e tretë e COVID-19.
Sipas “The Guardian”, pavarësisht masave të rrepta anti-COVID, numri i infektimeve nuk ka pësuar ndonjë ulje dhe as situata epidemiologjike në vend nuk paraqitet e qëndrueshme. Sipas ekspertëve kjo ka ardhur si pasojë i përhapjes me shpejtësi të varianteve të reja të COVID-19.
Ditët e fundit është nxitur gjithashtu edhe një debatë për vaksinimin sa më të shpejtë të mësuesve dhe edukatorëve.
Agjencia Gjermane e Shtypit, ndërkohë ka raportuar se mësuesit dhe edukatorët janë në grupin e tretë në prirje te marrjes së dozës dhe si pasojë nuk do të vaksinohen deri nga vera.
Kancelarja Angela Merkel dhe krerët e qeverisë së shteteve federale i kishin kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë në takimin e tyre të fundit nëse është e mundur që këta punonjës të spostoheshin dhe të afroheshin më shumë në listën e përparësive, pasi kanë një rrezik tepër të lartë infektimi.
Numri aktual i infektimeve ka shkruan 2,388,417, ndërkohë që ai i viktimave është 68,343në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.
Fillimisht Gjermania ishte ndër vendet të cilat janë përballur më së miri me pandeminë, por duket sikur vala e dytë e COVID-19 ka gjetur këdo të papërgatitur.
Në Gjermani vaksinimi ka nisur më 28 dhjetor të vitit 2020 si në shumicën e vendeve evropiane, megjithatë ende nuk po stabilizohet gjendja epidemiologjike.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.7%
-
Jo
32.6%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 687
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë
21 Janar, 23:01
-
Gjermania dënon planin e Donald Trump për t’u larguar nga OBSH
21 Janar, 15:50
-
Super të pasurit po pasurohen edhe më shumë
21 Janar, 10:13
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Vendit tonë i duhen 30 miliardë euro më shumë për mbrojtjen nga viti 2028
18 Janar, 15:13
-
Agroturizmi, Rama: Së shpejti shpallim mbështetje të re financiare! Nxit shqiptarët të kthehen, Gjermania është bërë e vështirë për vetë gjermanët
18 Janar, 08:16
-
Ministri gjerman i mbrojtjes viziton Ukrainën në shenjë përkrahjeje
14 Janar, 21:26
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Aleatët e mëdhej europianë do të zbatojnë me shpejtësi objektivat e reja të NATO-s
14 Janar, 09:32
-
Gjermani/ Zgjedhje të parakohshme më 23 shkurt, ekstremi i djathtë: Nxjerrim vendin nga BE! Weidel e AfD dhe Scholz i SPD kandidatë për kancelarë
13 Janar, 15:19
-
Gjermania heton spiunazhin e dyshuar rus në bazat e saj ushtarake
13 Janar, 14:49
-
Para ardhjes së Trump motori i BE ka ngecur! Gjermania dhe Franca janë pa një qeveri të qëndrueshme
13 Janar, 08:05
-
Mijëra njerëz protestojnë kundër konventës së partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani
11 Janar, 18:40