Rritet numri i infektimeve nga COVID-19 në Greqi/ 566 raste të reja dhe 30 viktima në 24 orët e fundit

Rritet numri i infektimeve nga COVID-19 në Greqi/ 566 raste të reja dhe 30 viktima në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

GREQI- Në Greqi gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 566 persona dhe kanë humbur jetën 30.

Në raport me ditën e djeshme numri I infektimeve ka pësuar një rritje, pasi dje u regjistruan 320 raste të reja ndërkohë ditën e sotme është raportuar 1 viktimë më shumë si pasojë e virusit.

Numri total i infektimeve ka shkuar 149462, ndërkohë që numri i viktimave është 5518 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Vaksinimi në Greqi ka nisur më datë 27 dhjetor, si në shumicën e vendeve evropiane me Pfizer.

Pasi Agjencia Evropiane e Barnave ka aprovuar përdorimin e vaksinës anti-COVID, Moderna në Greqi më datë 13 janar kanë mbërritur 8 mijë doza të kësaj vaksine dhe pritet të vijnë të tjera.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur