Rritet numri i infektimeve nga COVID-19 në Greqi/ 866 raste të reja dhe 27 viktima në 24 orët e fundit

Rritet numri i infektimeve nga COVID-19 në Greqi/ 866 raste të reja dhe 27 viktima në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

GREQI- Në Greqi gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 866 qytetarë, kanë humbur jetën 27 dhe janë shëruar 337.

Në raport me ditën e djeshme kanë pësuar rritje si numri i infektimeve, pasi dje u shënuan 444 raste të reja, ndërkohë që numri i infektimeve ka rënë.

Numri total i infektimeve ka shkruar 146020, ndërkohë që numri i viktimave është 5.239 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Presidenti i shoqatës mjekësore në Greqi, Athanasios Exadaktylos është shprehur i shqetësuar, duke thënë se situate epidemiologjike në vend është tepër shqetësuese dhe kritike.

Ai theksoi se rezultatet e vaksinës do të bëhen të dukshme kur të jenë vaksinuar të paktën 2 milionë qytetarë në vend. 

Ditën e sotme, në mediat greke ka qarkulluar edhe letra që i ka drejtuar kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, Këshillit të Evropës për krijimin e një certifikate e cila do të përdoret si mjet prove për vaksinimin me qëllim qarkullimin më të lehtë brenda BE-së.

Vaksinimi anti-COVID në Greqi ka nisur më datë 27 dhjetor, ndërkohë që në vend po vaksinohen 8 mijë qytetarë ne ditë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot