Rritet numri i infektimeve nga COVID-19 në Greqi/ 941 raste të reja dhe 22 viktima në 24 orët e fundit

Rritet numri i infektimeve nga COVID-19 në Greqi/ 941 raste të reja dhe 22 viktima në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

GREQI- Në Greqi gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 941 persona dhe janë regjistruar 22 viktima.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve është rritur ndjeshëm pasi dje janë raportuar 716 raste me COVID-19. Shifrat e infektimeve kohët e fundit është vetëm duke u rritur, gjë që është tepër shqetësuese.

Ndërkohë, gjatë 24 orët e fundit 260 persona kanë arritur të dalin fitimtar në betejën e tyre me COVID-19 dhe janë shëruar.

Aktualisht numri total i infektimeve nga virusi ka shkuar 155,678, ndërkohë që ai i viktimave është 5742 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Vaksinimi në Greqi ka nisur më datë 27 dhjetor, si në shumicën e vendeve evropiane me Pfizer.

Pasi Agjencia Evropiane e Barnave ka aprovuar përdorimin e vaksinës anti-COVID, Moderna në Greqi më datë 13 janar kanë mbërritur 8 mijë doza të kësaj vaksine dhe pritet të vijnë të tjera

Alarmi është ngritur në vend edhe për shkak të shtimit të rasteve me variantin e ri britanik të COVID-19.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit/ Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit/ Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës