Sipas statistikave të INSTAT-it, në Shqipëri, tremujori i parë i vitit 2013 krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2012 ka shënuar 400 martesa më shumë. Tirana kryeson listën e martesave për këtë tremujor, ndërkohë që qytetet që kanë shënuar rënie të shifrës së martesave janë Shkodra dhe Durrësi.
Por, rritja e numrit të martesave ka sjell paralelisht dhe shtimin e numrit të divorceve.
Vetëm gjatë kësaj periudhe kohore kundrejt 200 martesave më shumë që ka patur në kryeqytet, janë shënuar 236 divorce në gjykatën e Tiranës që rezultojnë 82 divorce më shumë se një vit më parë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)