VLORE- Rritja e numrit të turistëve dhe vizitorëve në qytetin e Vlorës ka ndikuar në krijimin e një trafiku të rënduar. Për shkak të fluksit të madh të automjeteve që lëvizin drejt bregdetit të jugut, mëngjesin e sotëm janë krijuar radhë të gjata makinash në hyrje të qytetit bregdetar, të Vlorës.
Kryesisht, trafik i rënduar është krijuar në aksin Fier-Vlorë, në hyrje të autostradës. Sipas policisë së Vlorës, shkak është bërë ardhja e shumë turistëve nga Kosova.
Në këto akse rrugore janë vendosur grupe policore për zhbllokimin e trafikut, në mënyrë që të mundësohet lëvizja e automjeteve.
Në vijim të muajit gusht pritet të ketë një rritje të mëtejshme të fluksit të automjeteve, pasi është rritur edhe numri i turistëve dhe pushuesve që preferojnë bregdetin e jugut.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com