Rritet numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në vendet e BE

Rritet numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në vendet e BE

Numri i azilkërkuesve të rinj në Bashkimin Europian është rritur ndjeshëm në muajt e parë të vitit 2019, shkruan agjencia e lajmeve dpa. Kjo vjen si pasojë e krizës në Venezuelë. Sistemi paralajmërues i BE që jep të dhënat për katër muajt e parë të këtij viti, shënon, se në këtë hapësirë kohore janë regjistruar 206.500 kërkesa për azil, krahasuar me 179.000 në të njëjtën kohë vitin e kaluar. Të dhënat i ka publikuar autoriteti europian i azilit, EASO.

Shqiptarët pas venezuelanëve dhe kolumbianëve

Në të njëjtën kohë është rritur numri i kërkesave për azil nga shtete, qytetarët e të cilave hyjnë në zonën Shengen pa vizë. Mes tyre Venezuela, Kolumbia, Shqipëria dhe Gjeorgjia. Venezuela e goditur rëndë nga kriza ekonomike renditej në mars pas Sirisë dhe para Afganistanit ndër vendet kryesore nga vijnë azilkërkues që kërkojnë ndihmë. Sipas raportimit të "Funkemedien- Gruppe" numri i azilkërkuesve nga Venezuela është rritur me 121% në katër muajt e këtij viti. DW

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ariu: 11/06/2019 10:47

    Rritet numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në vendet e BE Kjo vjen si pasojë e krizës në Venezuelë.. Sa vjec është makinisti i lokomotivës??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër