SHBA- Shtohet numri i viktimave nga rrëshqitja e dheut në Washington të SHBA. Sipas autoriteteve lokale numri i të vdekurve ka shkuar në 17, por pritet të rritet më tej në ditët në vazhdim. Një zëdhënës i policisë bëri të ditur se 90 personat e shpallur të humbur mund të mos gjenden kurrë.
Më 22 mars pranë qytetit të Oso-s, në veri të Seattle u regjistrua një rrëshqitje dheu, 54 metra të thellë. Mbi 30 shtëpi në këtë zonë u shkatërruan plotësisht.
Presidenti amerikan Barack Obama deklaroi gjendjen e emergjencës për shtetin e Washingtonit dhe urdhëroi autoritetet federale të shpërndajnë ndihmat humanitare për banorët e prekur nga fatkeqësia natyrore.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com