GOSTIVAR, MAQEDONI- Është rritur numri i të helmuarve ditën e djeshme nga gazrat helmuese në shkollën e Gostivarit. Siç mësohet, gazi është hedhur pasdite vonë në shkollën e mesme ekonomike të Gostivarit nga persona të panjohur, në orarin e mësimit kur po mësonin nxënësit shqiptarë. Sipas informacioneve nga agjencia INA, mes të helmuarve ka pasur katër nxënës shqiptarë.
Deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme 14 persona ishin dërguar në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup.
Ndërkohë që deri dje në orën 23:00, nga gazi helmues në shkollën e mesme ekonomike komunale “Gostivar”, numri i të helmuarve ishte mbi 44 persona, shumica prej tyre nxënës, por edhe mësues dhe punonjës të sigurimit.
Deri në orën 20:50 të ditës së djeshme, numri i atyre që kanë kërkuar ndihmë mjekësore ka qenë 32 veta, prej të cilëve 7 ishin profesorë, një pjesëtar i sigurimit të
shkollës dhe pjesa tjetër nxënës të shkollës.
Drejtori i Spitalit të Gostivarit, Ferit Muça theksoi se “Gjendja e pacientëve që janë pranuar në spitalin tonë nuk është e rëndë dhe se po kryhen trajtimet mjekësore. Nga ajo që jemi të informuar është se edhe tek pacientët që kemi në Shkup nuk ka komplikime më të rënda. Jemi duke ndjekur në çdo minutë situatën dhe për të ndërhyrë për çdo komplikim të mundshëm”.
Autoritetet komunale dhe organet e rendit menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Jozyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për gaz helmues pa ngjyrë dhe pa erë.
Kryetari i komunës, Nevzat Bejta deklaroi se “ky është një krim dhe vepër antinjerëzore”.
“Nga informacionet që kam nga drejtori i shkollës ekonomike bëhet fjalë se rreth orës 15:10, derisa nxënësit po ndiqnin orët procesin mësimor, kanë filluar të ndjejnë djegie të syve, zënie të fytit dhe kollitje dhe menjëherë është urdhëruar që të braktisen ambientet e shkollës. Sipas informacioneve që kemi deri tani bëhet fjalë për një helm të çuditshëm dhe të padukshëm dhe kërkojmë që institucionet përgjegjëse të hulumtojnë dhe zbulojnë helmin dhe të kapen autorët e këtij krimi makabër”, theksoi kryetari i komunës Nevzat Bejta. Sipas tij, vetëm një pjesë e vogël e nxënësve kanë pësuar probleme shëndetësore.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com