Numri i viktimave nga stuhitë e fuqishme të shiut që kanë goditur Greqinë, Turqinë dhe Bullgarinë është rritur në 14.
Si pasojë e vërshimeve në një kamping në veriperëndim të Turqisë, afër kufirit me Bullgarinë, kanë vdekur të paktën pesë persona, tre prej tyre u gjetën këtë mëngjes. Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar edhe një person që raportohet se është zhdukur në këtë kamping për shkak të vërshimeve.
Edhe dy persona të tjerë kanë vdekur në Stamboll, pasi u përmbytën qindra shtëpi dhe zyra në qytetin më të madh turk.
Vërshimet kanë prekur mbi 1.750 shtëpi dhe biznese në qytet, tha zyra e guvernatorit të Stambollit. Në Greqi, si pasojë e vërshimeve kanë vdekur tre persona afër qytetit Volos dhe Karditsa, thanë autoritetet. Tre persona po ashtu konsiderohen të zhdukur.
Autoritetet greke kanë ndaluar trafikun në Volos dhe në rajonin e afërt malor, Pilion, si dhe në ishullin Skiathos. Në këto tri lokalitete, banorët kanë mbetur pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm. Trafiku është ndaluar edhe në dy rajone në qendër të Greqisë, afër Volosit, teksa autoritetet kanë parashikuar se stuhitë do të vazhdojnë deri pasditen e së enjtes.
Në Bullgari, vërshimet kanë goditur pjesën jugore përgjatë brigjeve të Detit të Zi. Trupat e dy persona të zhdukur u gjetën në det të enjten, duke çuar në katër numrin e viktimave. Për shkak të vërshimeve në qytetin Tsarevo autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente. Shumica e lumenjve në jug të Bullgarisë kanë dalë nga shtretërit e tyre dhe disa ura janë shkatërruar, duke shkaktuar probleme serioze në trafik. Ministrja bullgare e Turizmit, Zaritsa Dinkova tha se 4.000 persona janë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore në pjesën jugore të shtetit.
S.S/M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.8%
-
Pak
9.5%
-
Aspak
73.7%
Vota total: 179
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sherr masiv në Greqi, plagosen 3 të rinj shqiptarë! Njëri prej tyre goditet me kaçavidë në bark dhe kofshë, transportohet në spital
24 Janar, 18:30
-
Osimhen në telashe serioze, gazetari e akuzon: Më rrahu dhe kërcënoi se i bëra foto në klub nate
24 Janar, 16:03
-
Financuan blerjen e mbi 7 tonë drogë nga Kolumbia për në Spanjë, EUROPOL godet kartelin shqiptar në Dubai! U sekuestruan 6,5 mln euro cash dhe 4 mln euro në makina e bizhu (VIDEO+FOTO)
24 Janar, 15:46
-
I shtruar në spital në Athinë prej 3 javësh, Kisha Ortodokse: Kryepeshkopi Anastas në gjendje të qëndrueshme, me përmirësim të vogël
23 Janar, 13:11
-
Mourinho bën 'shopping' në Paris, Milan Skriniar përforcon Fenerbahcen
22 Janar, 21:52
-
Greqi/ Policia bastis Burgun e Koridhalosit ku ka dhe shumë shqiptarë, kontrolle 19 të burgosurve! Gjenden thika të improvizuara dhe celularë
22 Janar, 16:42
-
Zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit të Greqisë, si u ndanë votat në Parlamentin e vendit fqinj
22 Janar, 14:36
-
Turqi/ Zjarri në resortin e skive, 79 të vdekur! Hoteli nuk kishte sistem alarmi, Flakët shpërthyen në kuzhinën e hotelit! Arrestohen 9 persona, përfshirë pronarin
22 Janar, 07:59
-
Athinë/ Kryepiskopi Anastas në gjendje kritike, dy Mitropolitët e Kishës Orthodhokse e vizitojnë në spital
21 Janar, 15:08
-
Turqi/ Zjarri përfshin resortin e skive, 66 të vdekur dhe 51 të plagosur! Dyshime se erdhi nga restoranti! Erdogan shpall 22 Janarin ditë zie kombëtare: Shkaktarët duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit (VIDEO)
21 Janar, 07:40
-
Vijon kritike gjendja e kryepeshkopit Anastas, mjekët tentojnë zgjimin, por s’ka reagim! Mbetet në intubim
20 Janar, 13:32
-
Kryebashkiaku i Himarës, vizitë në spitalin ku është i shtruar Kryepeshkopi Anastas: Lutemi për Fortlumturinë e Tij
18 Janar, 13:48
Solidaritet me popullin Grek
Përgjigju