Rritet numri infektimeve me COVID-19 në Greqi/ 1.047 raste të reja dhe 58 viktima janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit

Rritet numri infektimeve me COVID-19 në Greqi/ 1.047 raste të reja dhe 58 viktima janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit

GREQI- Në Greqi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1.047 raste të reja pozitive me COVID-19 dhe 58 viktima.

Numri total i infektimeve ka arritur 136976, ndërkohë që numri i viktimave është 4730 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Ndërkohë numri i pacientëve të shëruar është 458.

Në kuadër të festave të fundvitit qeveria greke ka ndërmarrë masa të reja anti-COVID me qëllim shmangien e një vale të tretë të koronavirusit në vend. Gjithashtu për shkak të shfaqjes së një varianti të ri të koronavirusit në Britaninë e Madhe qeveria greke ka vendosur të zgjasë karantinimin nga 3 në 7 ditë të personave që vijnë nga andej, me qëllim shmangien e përhapjes së tij.

Vaksinimi i qytetarëve në Greqi ka nisur më datë 27 dhjetor siç edhe kishte premtuar kryeministri i vendit Kyriakos Mitsotakis, i cili edhe u vaksinua ndër të parët në vend.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë