Rritet pabarazia/ Të pasurit po bëhen
më të pasur, të varfrit më të varfër
Hendeku mes të pasurve dhe të varfërve po vazhdon të thellohet. Anketa e Buxhetit të Familjes për vitin 2016, publikuar nga Instituti i Statistikave tregon pikërisht këtë tendencë ku të pasurit janë pasuruar edhe më shumë, kurse të varfrit kanë vijuar në ekstremin tjetër.
Hendeku mes të pasurve dhe të varfërve po vazhdon të thellohet. Anketa e Buxhetit të Familjes për vitin 2016, publikuar nga Instituti i Statistikave tregon pikërisht këtë tendencë ku të pasurit janë pasuruar edhe më shumë, kurse të varfrit kanë vijuar në ekstremin tjetër.
Sipas kësaj ankete rreth 90% e familjeve shpenzojnë 78.3% të vlerës së konsumit gjithsej, me një mesatare të shpenzimeve për konsum prej 63.609 Lekë në muaj. Nga ana tjetër 10 % e familjeve shpenzon 21,7 % të konsumit gjithsej, me një shpenzim mesatar prej 158.946 Lekë në muaj.
Kjo do të thotë se shpenzimet mesatare për konsum të 10 % të NjEF me shpenzime më të larta janë 2,5 herë më shumë se ato të 90 % tjetër më të varfër.
Konsumi për frymë, i 90 % të familjeve me shpenzimet më të ulëta është mesatarisht 18.119 Lekë në muaj, ndërsa 10 % i familjeve me shpenzimet më të larta, është mesatarisht 62.562 Lekë në muaj për frymë.
“Raporti i 10/90 është 3,5 herë më më i madh në favor të 10% të familjeve. Shpenzimet mesatare për konsum të NjEF tregojnë se në vitin 2016, ka pasur një rritje më të madhe të shpenzimeve të 10 përqindëshit të NjEF me shpenzimet më të larta (14,6 %) në krahasim me rritjen e shpenzimeve mesatare për konsum të 90 përqindëshit tjetër (0,6 %) në krahasim me 2015. Si rrjedhim, raporti i decileve në 2016, për këtë tregues, paraqet një rritje të pabarazisë nga 2,2 në 2,5, krahasuar me 2015” pohon INSTAT.
Shpenzimet mesatare të konsumit për frymë, ruajnë të njëjtën tendencë të rritjes së shpenzimeve nga të dyshtresat e popullsisë që i referohen 10 dhe 90 përqind të NjEF. Edhe në rastin e shpenzimeve për frymë, në vitin 2016, raporti i decileve 10/90, tregon për një rritje të pabarazisë nga 3,3 në 3,5, krahasuar me vitin 2015./ Monitor
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.7%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 3659
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Meloni flet për marrëveshjen energjetike me Shqipërinë dhe Emiratet Arabe: Jam krenare
15 Janar, 09:52
-
Masakra e Lushnjes, Laert Haxhiu bën rekurs dënimin 'burg përjetë', prej 3 javësh në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë
15 Janar, 09:45
-
Tiranë/ Shisnin kokainë e kanabis pranë një shkolle, arrestohen dy persona, 1 në hetim
15 Janar, 09:42
-
Takimi i parë në Bruksel i Komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi për të pagjeturit
15 Janar, 09:40
-
'I kam kaluar të gjitha nga plumbat 3 gisht mbi kokë deri te drejtimi i vendit', Braçe: E kam nisur si socialist i zakonshëm në 1992 dhe kështu do e mbyll
15 Janar, 09:36
-
Policia e Kosovës hyn në institucionet serbe në Graçanicë
15 Janar, 09:33
-
VIDEOLAJM/ Rama në gjunjë para Melonit, ja dhurata që zgjodhi për ditëlindjen e saj
15 Janar, 09:33
-
VIDEO/ Juventusi s'di të fitojë, vetëm 1-1 kundër Atalantës! Gjimshiti luan 90 minuta
15 Janar, 09:26
-
VIDEO/ Milani merr tri pikë në udhëtim, përmbys 1-2 Comon
15 Janar, 09:25
-
GOLAT/ Milani përmbys 1-2 Comon dhe sheh nga Evropa, Juventusi barazon 1-1 në Bergamo
15 Janar, 09:22
-
SHBA/ Elon Musk paditet nga autoritetet federale për blerjen e Twitter
15 Janar, 09:22
-
Tentoi të shpallte gjendje lufte, presidenti i Koresë së Jugut rrezikon dënim me vdekje ose burgim të përjetshëm
15 Janar, 09:20