Në 6 bashkitë e qarkut të Korçës evidentohen shifra të larta të personave të papunë dhe familjeve me ndihmë ekonomike. Vetëm muajin e fundit sipas të dhënave nga Drejtoria Rajonale e Punësimit, në nivel qarku janë regjistruar 5530 punëkërkues.
Bashkia e Pogradecit mban numrin më të lartë të të papunëve, edhe pse një qytet turistik me potencial të madh zhvillimi.
Më pas renditet bashkia e Devollit, nëse krahasojmë numrin e të papunëve në propocion me popullsinë.
Shkak i nivelit të lartë të papunësisë janë vendet e kufizuara të punës në sektorin privat dhe publik dhe pagat e ulëta, të cilat kanë sjellë emigrimin e të rinjve.
Për shkak të papunësisë në rritje, sot në qarkun e Korccës kemi me mijëra familje të varfëra. Sipas të dhënave zyrtare, në Pogradec 4500 trajtohen me ndihmë ekonomike, në Maliq 2376 familje dhe në Devoll 1147 familje me ndihmë ekonomike.
BASHKIA PUNËKËRKUES
Pogradec 1953
Korce 1284
Devoll 1060
Kolonje 772
Maliq 247
Pustec 3
BASHKIA FAMILJE ME NDIHMË EKONOMIKE
Pogradec 4500
Maliq 2376
Devoll 1147
Korça 800
Kolonjë 260
Pustec 62