Çmimi i karburantit është rritur përsëri. Këtë shtunë një litër naftë po shitet në pikat e karburantit me 187 lekë, duke u shtrenjtuar me 10 lekë krahasuar me fillimin e muajit.
Me të njëjtën vlerë po shitet edhe benzina, në vlerën e 187 lekëve, ndërsa gazi ka mbetur në 89 lekë. Ky është shtrenjtimi i 6 që po ndodh në tregun e hidrokarbureve brenda këtij viti, ku në fillim të tetorit ishte 177 lekë. Ndërsa në raport me vitin e kaluar nafta është shtrenjtuar me rreth 30 lekë, pasi vjet është shitur mesatarisht nga 155-160 lekë.
Sipas ekspertëve çmimi nuk mund të krahasohet me vjet, pasi ishte vit pandemie dhe konsumi ishte i ulët, ndërsa këtë vit kërkesa është shumë e lartë ndërsa oferta është e ulët.
Shkak për këtë rritje sipas ekspertëve është bërë rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare. Po ashtu ekspertët thonë se operatorët e tregut të karburantit po përpiqen të mbulojnë humbjet e vitit të kaluar, por nuk lenë pa përmendur edhe taksat që aplikohen mbi këto produkte.
Një shtrenjtim i tillë vjen një ditë pasi në rrjetet sociale u njoftua një protestë kundër shtrenjtimit të karburantit, por që dështoi pasi asnjë makinë nuk ndaloi në rrugën në orën e përcaktuar.
Shtrenjtimi i naftës dhe i produkteve ushqimore janë bërë shkak për rritjen e inflacionit, që në shtator arriti në 2.5%.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.6%
-
I keq
22.6%
-
As i mirë as i keq
32.8%
Vota total: 1665
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet bëjnë një sy qorr
3 Dhjetor, 22:57
-
Rusia thyen sanksionet, i jep Koresë së Veriut 1 mln fuçi me naftë: Pagesë për armët dhe trupat që Pheniani i ka dërguar Moskës
22 Nëntor, 11:35
-
Lufta/ Turqia mohon dërgimin e naftës në Izrael
11 Nëntor, 15:09
-
Kush po e ndot Gjanicën me naftë? Agjencia e Mjedisit monitoron shkarkimet e ‘Albpetrol’ dhe dy kompanive të tjera! Golemi: Shkak industria e vjetëruar
7 Nëntor, 13:28
-
Importi me i lirë se vjet por pak reflektim në tregun shqiptar! Nafta bie në shifrën me të ulët prej 2022! Shtrenjtohet prodhimi vendas
6 Shtator, 16:45
-
U godit nga Houthi më 21 Gusht, cisterna greke me 150 mijë tonë naftë po rrezikon katastrofën më të madhe ekologjike! BE dhe SHBA në alarm
29 Gusht, 08:26
-
Çmimet e naftës ulen dhe me 5 lekë për litër
12 Gusht, 15:51
-
Zhvlerësimi i valutave dhe luhatja në tregjet ndërkombëtare, bie lehtë çmimi i naftës dhe benzinës! Nuk ndryshon gazi
6 Maj, 16:15
-
Çmimi i naftës më i ulti në 7 javë, shtohen rezervat amerikane
1 Maj, 19:11
-
Sulmi me raketa i Iranit ndaj Izraelit, rriti çmimin e naftës
15 Prill, 15:37
-
Ministria e Energjisë: Kompania Shell nuk është tërhequr nga kërkimet për naftë në Shpirag
15 Prill, 14:08
-
Skema kombëtare 2024, fermerët e Lushnjes dynden pranë drejtorisë rajonale, nisin të aplikojnë për të marrë naftën pa taksa
27 Mars, 17:16
SHTETI O NE ZHUUUM OR TIIII.... Rofte taksa RAMA... Keshtu eshte kur ke te besh me popull dele.... Keto jane turpe sepse cmimet jane nga me te lartat ne rajon dhe cilesia eshte ZERO...
PërgjigjuPrivatizimi i Armos eshte shkaku jrywsir i mungeses se karburantit dhe importin e tij si dhe grabitja qe i behet shqiptareve ne sektorin e hidrokarbureve.Cikli i mbyllur nga Albpetrol dhe Armo ishte sukses i eknomise sone.Cfar u be me krimin ekonomik ne nafte nuk u penalizua por te pakten qeveria sot duhet te veje dore ne rritjen e pridhimit te saj nga modernizimi si dhe ngritja e nje Rafinerie nga pi Albpeteol dhe do shikoni qe punesimi do rritet dhe buxheti do marre me shume oara dhe cmimi do ulet.Shpresojme !
Përgjigjujemi kthyer si indianet na japin pasqyra e na marrin Naften me 2lek,per vete e blejmë me 2mij lekë...
PërgjigjuKeni 30 vjet qe nuk vini dore ne industrine e naftes, jep me qera e jep me koncesion, jep Tacit e jep Besos, jepja kanadezit e kinezit. Kriminela asgje me shume.
PërgjigjuHiqni akcizen e gazit sepse ndihmoni popullin e varfer,impakti ne buxhet i paperfillshem
PërgjigjuQeveri hajdute.vodhe gjithe Shqiptaret duke u vjedhur 1000leke te vjetra taksa ne 1 liter nafte.Jane Shqiptare ata qe paguajne o hajduta.