/ATSH/- Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) pritet të fuqizohet ndjeshëm me miratimin në Kuvend të p/ligjit "Për investimet strategjike", që parashikon krijimin e strukturave dhe rregullave të reja, me qëllim nxitjen e mëtejshme të investimeve nga investitorë vendas dhe të huaj.
Roli i AIDA-s në këtë sektor pritet të maksimizojë flukset e investimeve të huaja dhe vendase. Pranë saj do të funksionojë një "Dritare Unike" për shërbime ndaj investitorit, pasi me ligjin e ri, do të jetë kjo agjenci që do të kryejë të gjitha llojet e shërbimeve ndaj investitorëve, si strukturë administrative kompetente për dhënien e shërbimeve.
AIDA ngarkohet të kryejë veprime përgatitore, ofron shërbime koordinimi informacioni dhe shërbime përfaqësimi të investitorit tek institucionet publike për deklaratat financiare, strukturën manaxheriale, pronësinë, pozicionimin në treg, eksperiencat e mëparshme, etj.
Investimet strategjike quhen ato private, publike, publike-private në sektorë të tillë si: energjia, minierat, transporti, telekomunikacioni, infrastruktura, mbetjet urbane, bujqësia dhe turizmi.
Komiteti i Investimeve Strategjike, si organ kolegjial pranë Këshillit të Ministrave i kryesuar nga kryeministri, do të marrë vendime për dhënien e statusit të asistuar, apo të veçantë të investimeve strategjike. Gjithashtu, Komiteti do të monitorojë funksionimin e "Dritares Unike" tek AIDA për shërbime ndaj investitorit, performancën e impaktit të investimeve strategjike dhe ecurisë së tyre, si dhe miraton programet konkrete për mbështetjen dhe stimujt për investimet strategjike.
AIDA detyrohet që shqyrtimin dhe miratimin e dosjes për marrjen e statusit "Investitor strategjik" ta kryejë brenda 30 ditë pune nga paraqitja e plotë e dosjes dhe ia nis Komitetit të Investimeve Strategjike për miratimin e statusit "Investitor/investim strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë".
Sipas p/ligjit, shteti mund të jetë bashkëpjesëmarrës në investime strategjike në rolin e zhvilluesit të projektit, zonës apo formave të tjera, të cilat përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Në funksion të mbështetjes shtetërore për realizimin e investimit, krijohet Fondi i Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike, me qëllim, vënien në dispozicion të pasurive të paluajtshme shtetërore në pronësi të institucioneve qendrore a njësive të qeverisjes vendore