KOSOVË- Vijon të jetë i lartë numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë. Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv 863 persona dhe janë raportuar 10 viktima.
Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve është rritur sërish, ndërsa ai i viktimave është ulur, pasi janë gjatë 24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 persona më pak.
Numri i pacientëve të cilët kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19 është 700 gjatë 24 orët e fundit.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 279 raste, Gjilan 74 raste, Gjakovë 60 raste, Podujevë 54 raste, Ferizaj 49 raste, Fushë-Kosovë 42 raste, Mitrovicë 38 raste, Vushtrri 37 raste, Pejë 34 raste, Kamenicë 32 raste, Lipjan 30 raste, Klinë 16 raste, Obiliq 14 raste, Viti 13 raste, Deçan 9 raste, Istog 9 raste, Kaçanik 7 raste, Malishevë 7 raste, Rahovec 7 raste, Drenas 5 raste, Prizren 4 raste, Shtime 4 raste, Graçanicë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Suharekë 3 raste dhe me nga një rast Dragash, Kllokot dhe Ranillug.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 3 raste (71, 72, 73 vjeç), Deçan 1 rast (45 vjeç), Ferizaj 1 rast (70 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Kaçanik 1 rast (90 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (67 vjeç) dhe Viti 1 rast (79 vjeç).
Numri total i infektimeve ka shkuar 85.334, ndërkohë që ai i viktimave është 1.813 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.
Kosova është i vetmi vend në rajon, në të cilin nuk ka mbërritur ende asnjë dozë, megjithatë pas premtimit të kryeministrit Edi Rama për të vaksinuar heronjtë të cilët prej më shumë se një viti po përballen me COVID-19, në qytetin e Kukësit janë vaksinuar 500 mjekë nga Kosova.