Rritet sërish numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë, 923 raste dhe 14 viktima në 24 orët e fundit

Rritet sërish numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë, 923 raste dhe 14 viktima në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

KOSOVË- Rritet sërish numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë. Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 923 persona dhe janë raportuar 14 viktima.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve është rritur ndjeshëm, ndërsa numri i viktimave mbetet i njëjti.  

Numri i pacientëve të cilët kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19 është 771 gjatë 24 orët e fundit.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 273 raste, Gjakovë 81 raste, Gjilan 76 raste, Mitrovicë 63 raste, Ferizaj 62 raste, Prizren 55 raste, Fushë-Kosovë 52 raste, Pejë 50 raste, Podujevë 42 raste, Kamenicë 22 raste, Obiliq 20 raste, Klinë 15 raste, Lipjan 14 raste, Shtime 13 raste, Viti 13 raste, Deçan 12 raste, Suharekë 12 raste, Vushtrri 12 raste, Istog 8 raste, Graçanicë 5 raste, Drenas 4 raste, Kaçanik 4 raste, Malishevë 4 raste, Dragash 3 raste, Skenderaj 3 raste, Junik 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Rahovec dhe Zubin-Potok.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (82, 80, 79, 76 vjeç), Prizren 4 raste (66, 62, 57, 49 vjeç), Ferizaj 1 rast (85 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (82 vjeç), Mitrovicë 1 rast (89 vjeç), Pejë 1 rast (52 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (69 vjeç).

Numri total i infektimeve ka shkuar 90.430, ndërkohë që ai i viktimave është 1.872 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimin e rasteve të sotme.

Dy ditë më parë kanë mbërritur në vend 24 mijë dozat e para të AstraZeneca dhe ditën e djeshme ka nisur vaksinimi kundër COVID-19 në Kosovë.

Fillimisht prioritet në këtë proces janë mjekët dhe infermierët të cilët prej kohësh, qëndrojnë në vijën e parë në “luftën” me COVID-19.

Megjithatë ne vend pritet të mbërrijnë edhe 76 mijë e 800 doza të tjera të AstraZeneca, pjesë e 100 mijë e 800 dozave të premtuara nga COVAX.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite