Rritja e çmimeve, Alban Zusi në Report Tv: E paralajmëruar, paketa fiskale e dha efektin paraprakisht! Ka nevojë për ndërhyrje, mund të futemi në politika të pastabilizuara

Kriza e çmimeve kulmoi në dhjetor të vitit të kaluar, kur u regjistruar shifra më e lartë e inflacionit në dekadën e fundit. Sipas të dhënave të INSTAT një ditë më parë, inflacioni gjatë muajit të kaluar kapërceu pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë duke arritur në 3.7%, ndërsa po dje, Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj paralajmëroi se kjo rritje çmimesh do të vijojë edhe gjatë 6 muajve të parë të këtij viti.

I ftuar në "Sot Live në Shqipëri" në Report Tv, Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi, tha se faktorët ndërkombëtarë ndikuan më së shumti për këtë rritje çmimesh, por po ashtu vuri edhe theksin te faktorët e brendshëm duke përmendur 'veprimet dhe mosveprimet'. Sipas Zusit veprim që ndikoi ishte paketa fiskale, që dha efekt paraprakisht. Ai shtoi po ashtu se edhe pse rritja ishte konjekturë ndërkombëtare, shteti nuk duhet të ndjekë këtë trend, por duhej të mos rriste taksat. Zusi theksoi se ka nevojë për ndërhyrje

"Ishte rritje e paralajmëruar. Ndikuan edhe faktorët ndërkombëtarë dhe ne me disa masa të pamenduara. Faktorë të brendshëm janë veprimet dhe mosveprimet. Veprime janë paketa fiskale që e dha efektin paraprakisht sepse kur ti e di që në janar do kesh shtrenjtim të çmimit të gazit, do kesh pagën minimale me efekte fiskale më të larta etj., përgatitja e tregut fillon që më parë. Është rritje e madhe çmimesh, ndikimin kryesor e kanë faktorët ndërkombëtar. Rritja e çmimit ishte konjekturë ndërkombëtare, pro taksat që merr shteti nuk duhet të ndjekin këtë. Taksat mbaji në të njëjtin nivel. Kjo do krijonte amortizim të këtyre kostove. Edhe për karburantin mos ndiq rritjen kur sheh që je në situatën kur të gjitha çmimet po rriten, mund të merrej vendimi që do marrim pjesën e planifikuar, jo u rri çmimi të rrisim dhe ne taksat. Ka nevojë për ndërhyrje ", tha ai.

Zusi sqaroi po ashtu se rënia drastike e euros po dëmton prodhimin vendas, pasi fermerët dhe prodhuesit të cilët janë të detyruar të ulin çmimet e produkteve të tyre për të konkurruar me produktet e importit. Ai theksoi nevojën për ndërhyrje nga Banka e Shqipërisë pasi mund të futemi në politika të pastabilizuara.

"Prodhimin vendas po e dëmton rëndë edhe rënia drastike e euros. Po dëmton fermerët dhe prodhuesit të cilët për të konkurruar me produktet e importit janë të detyruar të ulin çmimet. Industria vedase duhet të ulë çmimin ndaj lëndëve të para. Banka e Shqipërisë duhet të ndëryjë pasi mund të futemi në politika të pastabilizuara. Qytetarët për shkak të rritjes së inflacionit, do kërkojnë rritje pagash, por nëse kjo shoqërohet me rritje çmimesh, kemi rritje inflacioni. Ndodh historia e destabilizimit ekonomik të vendit", tha Zusi.

Sipas Kryetarit të Shoqatës së Eksportuesve zgjidhja është ngritja e një ekipi pune, ku ekspertët të diskutojnë për ndërhyrjet që mund të bëhen, dhe ndërhyrja fiskale.

"Unë kam insistuar në ekipe pune, kjo nuk zgjidhet nga zyrtarët. Kjo bëhet duke ngritur ekip pune ku bizneset dërgojnë ekspertët për të parë ndërhyrjet që duhet të bëhen. E shpejta që jep impakt të menjëhershëm është ndërhyrja fiskale, ne nuk mund të ndërhymë në çmimet e produketeve ndërkombëtare, por mund t'ja ulim koston e konsumit të energjisë bizneseve duke bërë politikë tjetër psh kush investon në panele diellore, 70% financim nga shteti. Duhet t'i japim instrumente në dorë bizneseve. Kjo do ulte koston e energjisë elektrike. Duke qenë se kemi rritje të lartë të gazit mund të kalohet nga proceset që kryen me gaz te ato që kryhen me biomasë. Gazi dhe energjia elektrike zënë 15-20% të kostos së bizneseve. Duhet ët ketë një treg të lirë të rregulluar. Vendosen politika fiskale ekstra në momentin që dikush aplikon një mazh fitimi mbi një marzh të rregulluar. Siç taksojmë pagat e punonjësve në mënyrë progresive", theksoi Zusi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen