Çmimet e mallrave të konsumit shënuan rritje të ndjeshme gjatë muajit dhjetor të 2021. INSTAT publikoi sot indeksin e Çmimeve të Konsumit që mat ndryshimin vjetor të çmimit të mallrave, ku rezulton se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në dhjetor 2021 është 3,7 %, ndërsa një vit më parë ky ndryshim ishte 1,1 %.
Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin dhjetor 2021, krahasuar me Nëntor 2021 është 0,8 %.
Sipas INSTAT, rritja mesatare vjetore e çmimeve në vitin 2021 është 2,0 % nga 1,6 % që ishte në vitin 2020, ndërsa ndikim kryesor ka patur rritja e çmimeve për transportin me 9,0 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 6,4 %, “Argëtim dhe kulturë” me 4,2 %.
Raporti i INSTAT
Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Dhjetor 2021 është 3,7 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 1,1 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Dhjetor 2021, krahasuar me Nëntor 2021 është 0,8 %.
Rritja mesatare vjetore e çmimeve në vitin 2021 është 2,0 % nga 1,6 % që ishte në vitin 2020.
Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit: Rritja vjetore e çmimeve në muajin Dhjetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +2,22 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +0,48 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,38 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,14 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,13 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,10 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,09 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me -0,02 pikë përqindje.
Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Dhjetor 2020, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 9,0 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 6,4 %, “Argëtim dhe kulturë” me 4,2 %, “Komunikimi” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,3 % secili, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,1 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,9 %, “Veshje dhe
këpucë” me 1,7 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 1,2 %, Shëndeti” me 0,9 %, “Shërbimi arsimor” me 0,5 %. Ndërsa, grupi “Mallra dhe shërbime të ndryshme” u ul me 0,3 %.
Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 11,7 %, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 11,3 %, “vajra dhe yndyrna” me 9,4 %, “bukë dhe drithra” me 6,3 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe mbëlsira” me 5,6 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,8 %, “mish” me 3,3 %, etj.
Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Nëntor 2021, çmimet e grupit
“Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 1,9 %, pasuar nga grupet “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,9 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,6 %, “Transporti” me 0,5 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,2 % secili, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”, “Shëndeti” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1 % secili.
(Kliko ketu per te lexuar raportin)