Ministrja e Ekonomisë: Nisim në mars kontrollet në biznese që s’deklarojnë pagat e plota! Parashikohet rritje ekonomike me 4.1% për vitin 2022! Paga minimale rritet në 1 korrik

Prej muajit mars do të fillojnë kontrollet e thelluara për të gjitha bizneset që nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve brenda 20 janarit. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha në konferencë se janë 10,550 biznese që duhet të korrigjojnë pagat e punonjësve. Për të kryer analizat për subjektet që fshehin pagat reale do të ngrihet një grup special i drejtuar nga Ministria e Financave dhe hetimi do të zgjasë 1 vit.

Në konferencën e parë për këtë viti ministrja e konsideroi vitin 2021 të suksesshëm ekonomikisht, prandaj kanë rritur me 1% pritshmëritë për rritjen ekonomike. Ajo shtoi se rritja ekonomike pritet të vijojë edhe gjatë vitit 2022, por jo me ritmet e vitit të kaluar. Sipas Ministres, parashikimi është që rritja ekonomike për vitin 2022 të jetë 4.1%.

" Në vitin 2021 ecuria ekonomike ishte më mirë se parashikimet  rritja ekonomike parashikohet ne 8.6% nga 7.6% që ishte parashikuar në korrik 2021. Niveli i të ardhurave për vitin 2021 parashikohen 506 miliardë lekë, ose 28.6% e GDP, objektiv është që të ardhurat të jenë 30% e GDP. në vitin e kaluar 21% rritja e të ardhurave në krahasim me vitin 2020, ndërsa në krahasim me 2019 të ardhurat janë rritur me 11%  . Fiskalizimi ka nisur të jap rezultatet pozitive, kryesisht në biznesin e madh që ka edhe numrin më të lartë të bizneseve të fiskalizuara. 661 mijë lekë të ardhurat për frymë në vitin 2022, nga rreth 568 mijë lekë që është për vitin 2021. I vetmi sektor që nuk ka pasur rritje pozitive gjatë vitit 2021 ka qenë bujqësia, por ky është një sektor që edhe gjatë viti 2020 ka patur ecuri të mirë. Numri i bizneseve ka ardhur në rritje, gjatë vitit 2021 janë çelur 16090 biznese. Nga ana e prodhimit kemi patur ecuri shumë të mirë në të gjithë sektorët, si dhe nga ana e shpenzimeve. Investimet janë ndikuar si nga investimet publike. Kjo rritje dhe perspektiva që na pret për 2022, rritja ekonomike do vijojë, por jo në nivelet e 2021, por planifikojmë të arrijmë rritje ekonomike me 4.1% për vitin 2022", tha Ministrja.

Ajo shtoi se gjatë këtij viti do të ndiqet një politikë fiskale e kujdesshme për të ulur borxhin publik. Spas Ibrahimaj borxhi publik ka aritur në nivele mjaft të larta, 80.1% vitin e kaluar, ndërsa synohet që këtë vit të zbresë në 78.8%. Ndalur te punësimi dhe pagat, Ministrja u shpreh se paga minimale do të rritet në 1 korrik 2022, nga 30 mijë lekë në 32 mijë lekë. E teksa INSTAT raportoi sot një rritje të inflacionit përtej parashikimeve, 3.7%, Ministrja u shpreh se do të ketë rritje të çmimeve edhe gjatë 6 muajve të parë të 2022.

E pyetur nëse Ministria ka plan për të përcaktuar minimumin jetik në vend, Ibrahimaj theksoi se ka tregues të tjerë që lidhen me varfërinë.

"Gjatë vitit 2022 do ndjekim politikë fiskale të kujdesshme duke synuar ulje të nivelit të borxhit publik që është në nivele shumë të larta. Për vitin 2021 borxhi është 80.1% që është një nivel shumë i lartë. Synojmë që këtë vit borxhi të zbresë në 78.8%. Paketa fiskale për ndryshimin e taksës progresive do të hyjnë në fuqi në 1 korrik të vitit 2022.  Tatimet kanë filluar punën që prej 2019 për informalitetit në paga. Paga minimale do të rritet në 1 korrik 2022, nga 30 mijë lekë në 32 mijë lekë. Inflacioni 3.7% është i lartë, por duhet parë në vijim. Çmimet do të vazhdojnë të rriten edhe në 6 mujorin e parë të këtij viti. Do të shohim në vijim, rritja e çmimeve ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë. Do i shohim me kujdes dhe do mendojmë për një ndërhyrje. Minimumi jetik lidhet edhe me ministrinë e shëndetësisë, ka tregues të tjerë që lidhen me varfërinë nga INSTAT që na  japin mundësinë te ndërmarrim masa", theksoi ajo.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:44
Ministrja e Ekonomisë: Reforma e fiskalizimit mbyllet brenda 2022! Luftojmë informalitetin për pagat, në mars nisim kontrollet në biznese

 

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se reforma e fiskalizimit do të mbyllet brenda këtij viti. Në një konferencë për shtyp, ministrja theksoi se 1 korriku është afati i fundit për bizneset që nuk do të aplikohen gjobat. Ministrja vuri theksin edhe te informaliteti i pagave, ku tha se do të nisë analizimi i pagave të deklaruara nga tatimpaguesit. Ministrja shti se nga muaji mars i këtij viti do të nisin kontrolle nëpër biznese.

"Brenda vitit 2022 presim te mbyllim me sukses të reformës së fiskalizimi. Deri në 1 korrik s'do ketë gjoba dhe ky është afati përfundimtar. Rimbursimi i TVSH, kemi arritur të zerojmë stokun e rimbursimit të TVSH. Synojmë rimbursimin automatik dhe ndryshim të rregullores së rimbursimit ku 80% e bizneseve do e marrin pa iu nënshtruar një kontrolli që ka qenë shkaktar i vonesave dhe pakënaqësive. Kontrollit do t'i ushtrohen vetëm bizneset me risk të lartë. Në vitin 2020 tatimet arritën të rrisnin me 30% deklarimet. Marrë shkas nga ajo që ndodhi me pagat, tatimet kanë filluar të merren masa dhe ka nisur dërgimi i më shumë se 10 mijë letrave, presim që bizneset të bëjnë një reagim që në 20 janar për ato paga që janë të nëndeklaruara. Ajo që ndodhi ne dhjetor pavarësisht se dolën të dhëna personale, por ka dhe anë pozitive. Në nismën kundër informalitetit do të nisim analizimin e nivelit të pagave të deklaruara nga tatimpaguesit, sipas profesioneve dhe sektorëve. Vlerësimin e të dhënave të depozituara nga subjektet tatimpaguese, identifikimi i tatimpaguesve dhe individëve që krijojnë dyshime të arsyeshme për mosdeklarimin real të punonjësve, ushtrimin e kontrolleve dhe komunikimin me subjektet tatimpaguesve. Do bëjmë analiza dhe kontrolle nga zyra për bizneset që nuk korrigjojnë pagat, dhe do të përdorim të gjitha instrumentet që ka në dispozicion për të kontrolluar bizneset. Në muajin mars do të nisin kontrollet në biznese përgjatë gjithë vitit. Nuk mund të përcaktojmë pagat e subjekteve private, prandaj nuk mund të ketë paga referencë. Elementet që do të përdoren për të identifikuar subjektet që bëjnë evazion, do të jenë duke marrë për bazë pagat që tregu ka dhe sa deklarohen", u shpreh ajo.

 

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eli: 13/01/2022 08:44

    Pse ne Mars dhe jo tani?!

    Përgjigju
  • Beni: 13/01/2022 06:30

    E hoqi TVSH per te marre vota dhe i fut nje takse me kamzhik ne dore per pagat. Popull i shpifur. Genjeheni me karamele dhe ju marrin lopen nga katoi. Mandatin e para i futi shqelmiñ ne fyt biznesit te vogel per tu dhene para te medhenjeve. Tani prape po iu degjeneron.

    Përgjigju
  • Shoku: 12/01/2022 16:41

    Kjo ishte levizja e rradhes nga Rama,nxorri te dhenat me rrogat gjoja sikur u shiten e tani i dergon mesazh bizneseve qe behuni gati per gjoben e rradhes.

    Përgjigju
  • Aida: 12/01/2022 15:53

    O zot cna ja gjetur me kto injorantet. Inflacioni ne kulm me cmimet qe rriten perdite, e kjo idiotja thote qe qeveria nuk do te nderhyje. Qeveri me antishqiptare se kjo, nuk besoj se mund te gjendet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve