Zyrtare/ Muhamet Rrumbullaku emërohet drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit! Ministri: I plotëson të gjitha kushtet

TIRANË- Tashmë është zyrtare! Muhamet Rrumbullaku është drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i cili vjen në këtë post pas shkarkimit të Gledis Nanos. Vendimi për emërimin e  Rrumbullakut u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë, teksa ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se ai i plotëson të gjitha kriteret për të qenë drejtues i Policisë.

“Kanë filluar të ndihen rezultatet e Reformës. Rrumbullaku mban gradën e drejtuesit të parë në Piramidën e Policisë së Shtetit dhe plotëson të gjitha kushtet për të qenë në krye të Policisë së Shtetit”, tha Çuçi.

Prezantimi i tij u bë ditën e sotme në orën 16:00, së bashku me kreun e ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Ardi Veliu dhe drejtoreshës së re të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjet së Territorit (IKMT), Dallëndryshe Bici. Muhamet Rrumbullaku emërohet në krye të Policisë së Shtetit pas tre vitesh drejtimi të SHÇBA-së, e transformuar së fundmi në Agjenci të Mbikëqyrjes Policore. Rrumbullaku më herët ka mbajtur poste të larta në polici, ndër to edhe drejtues i Policisë së Tiranës. Emërimi i tij në krye të bluve vjen pas shkarkimit të Gledis Nanos në 31 gusht, me motivacionin se nuk ka përmbushur objektivat e vendosura.

Kush është Muhamet Rrumbullaku
Muhamet Rrumbullaku u lind më 1 shkurt 1966 në qytetin e Tiranës. Ai është diplomuar “Specialist i Lartë Policie”  në vitin 1988 pranë Akademisë së Policisë, ndërkohë që është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë Tiranë dhe ka marrë titullin Jurist në vitin 2010. Gjithashtu ka edhe një Master Profesional në vitin 2011. Z. Rrumbullaku ka patur një karrierë të gjatë në këtë profesion.  Nga data 24/03/2022 me propozim të Ministrit të Brendshëm, Z. Bledi Çuçi, Kryeministri Edi Rama e ka emëruar si Drejtor i Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Më parë ai ka mbajtur pozicione drejtuese në policië e shtetit. Nga data 17/01/2019 deri më 23/03/2022 ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme. Ka mbajtur postin e Këshilltarit në Kabinetin e Ministrit të Brendshëm, ka mbajtur postin e Shefit të Seksionit për trajnimin dhe shkollimin e nivelit të mesëm e të lartë Drejtues, në Qendrën e Formimit Policor e shumë pozicione të tjera.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:54
Ndryshimet në policinë e Shtetit/ Alibeaj: Makiazhi i radhës për të mbuluar dështimet e qeverisë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj është shpehur se ndyshimet e bëra në polici, nuk janë gjë tjetër veçse për të mbuluar dështimin e qeverisë. 

Sipas tij segmente të caktuara të Policisë janë të lidhura me bandat dhe së bashku janë implikuar në procesin elektoral të 25 prillit. Në reagimin e tij Alibeaj thotë se riciklimi i figurave të vjetra në Polici nuk mund të ndihmojnë në rikthimin e sigurisë në vend.

“Ndryshimet ne kupolën e Policisë së Shtetit janë thjesht makiazhi i radhës për të mbuluar dështimin e plotë të kësaj qeverie në përballje me krimin e organizuar.

Kriminaliteti në shifra alarmante, lidhjet tashmë të faktuara të segmenteve të Policisë me bandat dhe implikimi i këtyre të fundit në procesin elektoral të 25 prillit është dëshmi e qartë se Edi Rama dhe qeveria e tij e kanë të pamundur të përballen dhe aq më tepër të luftojnë me krimin.

Lëvizjet e sotme në strukturën e Policisë si pjesë e riciklimit të figurave të vjetra qartas nuk mund të ndihmojnë në rikthimin e normalitetit të sigurisë në vend. Që mbi të gjjtha është pjesë e vullnetit të munguar politik të kryeministrit dhe e hallkave që pengojnë luftën ndaj krimit dhe rikthimit të besimit të qytetarëve tek qetësia dhe rendi publiK", tha Alibeaj.

Ora 12:49
Muhamet Rrumbullaku emërohet drejtor i Përgjithshëm i Policisë

 

Muhamet Rrumbullaku emërohet drejtor i Përgjithshëm i Policisë. 

"Muhamet Rrumbullaku plotëson të gjitha kriteret për të qenë në krye të Policisë së Shtetit", tha ministri Bledi Çuçi.

B.K./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran shehu: 07/09/2022 16:39

    Esht e vertet esht kuadro me i mir qe ka policia shtetit sepse kohet e fundit vec trafikant u emruan drejtues te sherbimeve te policis

    Përgjigju
  • L . Basha: 07/09/2022 13:45

    Po pres te degjoj ca mendimi ka Saliu dhe Ilir Meta(j), per emerimin e Zotit Rrumbullaku. ??? !!!

    Përgjigju
    • gredi: 07/09/2022 15:16

      normale o dagu, se ka nje jete qe vegjeton me pd, ka luftuar per pd kur ka pas zgjedhje 'te lira dhe te ndershme', PD e ka mbajtur fort ne gjirin e saj, max do ta quane tradhtar te idealit demokrat ????‍♂️

  • laku: 07/09/2022 13:11

    Turp!!!

    Përgjigju
  • Ahmet Meshi: 07/09/2022 12:56

    Urime e suksese z. rRumbullaku, ne krye te policise se shtetit, shpresojme se provoja e tije shume vjecare do te ndryshoje dhe ngre ne nivelin e kerkuar policine e shtetit.

    Përgjigju
    • fredfred: 07/09/2022 18:27

      normale ka shum vite qe korruptohet dhe korrupton patjeter do bej ndryshim. ????????????????????????

    • Alfons: 07/09/2022 16:59

      E mor ahmet meshi ,servil ngele Gjith jeten tende,a e ke ndryshuar modelin e flokeve te pakten ??

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim