Rritja e çmimeve për produktet e bulmetit, Meta: Shkak mungesa e mbështetjes ndaj blegtorisë! Numri i krerëve brenda 5 vitesh është përgjysmuar
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta
Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kritikuar qeverinë për mungesë të mbështetjes financiare ndaj blegtorëve duke bërë që numri i krerëve brenda 5 vitesh, të përgjysmohet.
Nëpërmjet një postimi të bërë në facebook, Meta shkruan se Shqipëria prodhon më pak qumësht se çdo vend tjetër në Europë, 41 litra për banor krahasuar me 1900 litra për banorë që është aktualisht në BE.
“Mohimi i mbështetjes për fermat tona blegtorale, mungesa e mbështetjes financiare nga Qeveria për fermat dhe bagëtitë tona, ka bërë që sektori blegtoral vendas të mos mbulojë dot kostot e prodhimit. Prandaj edhe numri i krerëve brenda një pesëvjeçari është thuajse përgjysmuar dhe vazhdon uljen e pandalshme. Shqipëria, prodhon sot më pak qumësht se çdo vend tjetër në Europë. Vetëm 41 litra qumësht nga bagëtitë për banorë, ndërkohë që në Europë kjo sasi shkon deri në 1900 litra qumësht për banorë”-shkruan Meta.
Sipas tij ulja e prodhimit vendas për qumështin ka sjellë rritjen e çmimeve të produkteve të bulmetit deri në 70% krahasuar me një vit më parë.
“Kjo ulje e jashtëzakonshme e prodhimit vendas të qumështit, ka çuar në rritje me 70% të çmimeve të bulmetit për konsumatorin, në krahasim me një vit më parë. Qumështi ynë sot u shitet qytetarëve më të varfër të kontinentit, 30% më shtrenjtë se sa fqinjët dhe Europa. Fermerët dhe blegtorët duhet të dinë se shfarosja e programuar e bagëtive të vendit është ftesë për braktisje dhe largim të tyre”-shtoi ai.
Në përfundim të postimit të tij, Meta shkruajti se zgjedhjet e 14 majit do të jenë vendimtare për të ndalur shpopullimin dhe falimentimin e bujqësisë.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Arrestimi i zyrtares së Shëndetësisë, a po e lufton SPAK korrupsionin?
-
Po
31.6%
-
Jo
58.9%
-
Nuk e di
9.5%
Vota total: 1497
Lajme të tjera
-
Propozimi i Berishës që hap dosjet e korrupsionit të qeverisë Meta 2000-2002, 'Ligjet' japin 'OK’, kërkohet mendimi i qeverisë, Partia e Lirisë hesht
2 Qershor, 18:04
-
Pse humbi kaq rëndë, pse mund të humbë edhe më rëndë dhe çfarë mund të bëhet?
2 Qershor, 09:23
-
Partia e Lirisë publikon videon nga KZAZ e bashkisë së Kuçovës, Blushi: Vëzhguesja e PS i jep numëruesit vota nga jashtë
1 Qershor, 13:04
-
Publikimi i të dhënave për spiunin I.M, Ilir Meta kallëzoi Autoritetin e Dosjeve, Apeli detyron përfundimisht Prokurorinë të nisë hetimet
1 Qershor, 12:20
-
Pas ‘floririt të Metës’, SPAK mbyll dosjen e Berishës dhe Bodes që shitën hidrocentrale para largimit nga pushtetit! Arsyeja: Prokuroria në 2016 nuk konstatoi korruspion!!
29 Maj, 18:02
-
14 maji, Murrizi në Report Tv: Të kishim dalë pa Metën do të kishim marrë 100 mijë vota më shumë! Berisha të krijojë një parti të re
29 Maj, 17:38
-
Eksportet bujqësore rritje edhe për katërmujorin, Krifca: Shifrat flasin qartë mbi rezultatet
27 Maj, 18:43
-
Boll me 'masakrën elektorale'!
26 Maj, 17:48
-
Është penduar që u fut në zgjedhje me logon e Metës? Berisha: ‘BF’ shpëtoi opozitarizmin në Shqipëri, bëri bashkë 500 mijë idealistë që nuk shitën votën
26 Maj, 12:47
-
Humbi një këshilltar për 21 vota, ‘Bashkë Fitojmë’ kërkon rinumërim të votave në Lezhë: Nipat e këshilltarit të FRD-së i shtuan 100 vota
26 Maj, 12:30
-
Berisha-Metën e Bardhin i trembi Basha, apo ‘hija’ e SHBA?!
25 Maj, 19:40
-
A kanë ndonjë plan Berisha-Meta dhe pse e kanë marrë shtruar?
25 Maj, 12:10
Me mekin me budallalleqet qe thone si ky Meta ashtu dhe non grata Berisha
PërgjigjuSte besohen me genjeshtrat qe thua
PërgjigjuShko mor llafazan i keq
PërgjigjuO Ilir floriri Hajdut Spiun Shqipria është në ktë gjëndje se e vodhe dhe e dogjët ti me kriminelin hajdut Sali Bajgën. E tani pa pik turpi del e pëllet aty në konferenc shtypi. Ti aq idjot je sa mendon që ky popull kaq i vuajtur do të jap prap ty vot e buçes tënde Monika qelbësirës.
Përgjigjuvazhdon shpreson qe do fitosh me 14 maj i shkreti ti
Përgjigjuo ka dhene rama mbeshtetje o ska dhene njeri kshuqe mos fol kot
PërgjigjuO hajdut o spiun o futyre mut zhduku nga ekranet se ba volle dreken.
Përgjigju