TIRANË- Deri me datë 15 mars, çmimi i naftës në vend do të jetë 217 lekë, nga 223 që tregonin pikat e karburanteve mëngjesin e kësaj të shtune, ai i benzinës 217, ndërsa gazi 93 lekë për litër. Ky vendim u mor sot, në mbledhjen e parë të Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit me furnizuesit e naftës në vend. Mbledhja u zhvillua në Ministrinë e Financave.
Çdo pikë karburanti në vend është i detyruar të zbatojë këtë vendim, teksa organet ligjzbatuese do të bëjnë çdo ditë kontrolle në terren. Ndërkohë, nga një vëzhgim i bërë nga Report Tv, rezulton se pikat e karburanteve në vend kanë zbatuar këtë vendim.
Një ditë më parë Rama paralajmëroi se kushdo që do vendosë çmim tjetër nga ai i vendosur nga Bordi, do të humbasë pikën e karburantit.
Ndërkohë, bëhet me dije se Bordi i Transparancës do mblidhet përsëri ditën e martë, më 15 mars me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Bordi i Administrimit të Karburanteve u mblodh sot menjëherë pas miratimit të aktit normativ nga Këshilli i Ministrave. Kujtojmë se anëtarë të këtij Bordi janë: ministrja Belinda Balluku, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, drejtori i drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi, drejtori i drejtorisë së Doganave, Gent Gazheli si dhe kryetari i Autoritetit të Konkurencës, Denar Biba.
Ngritja e çmimit të naftës dhe produkteve të shportës ka shkaktuar reagimin e qytetarëve, të cilët kanë organizuar protesta në disa qytete, teksa janë ngritur në protestë sërish sot, për të katrën ditë radhazi, që prej orës 11:00
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto që thekson se si ka ndryshuar çmimi i naftës, nga rritja që pësoi pas luftës dhe te ulja deri në 217 lekë për litër pas vendimit të Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburanteve.

Foto e publikuara nga kryeministri Edi Rama
Pikat e karburanteve në vend kanë nisur zbatimin e vendimit të Bordit të Administrimit të Karburantit në vend, duke vendosur çmimin e naftës 217 lekë për litër. Ky vendim u mor sot gjatë mbledhjes së bordit me përfaqësuesit e furnizuesve të naftës dhe do të jetë në fuqi deri më 15 mars, ku do të zhvillohet edhe mbledhja e radhës.
Ulja sot e çmimit të naftës nga 223 lekë në 217 është vendimi i marrë nga Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit në mbledhjen e parë ët zhvilluar këtë të shtunë.
"Në mbledhjen e tij të datës 12 Mars 2022 Këshilli i Ministrave, miratoi Aktin Normativ
“PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN 8450, DATË 24.2.1999 “PËR PËRPUNIMIN, TRANSPORTIMIN DHE TREGTIMIN E NAFTËS TË GAZIT DHE NËNPRODUKTEVE TË TYRE”.
Nëpërmjet këtij akti normativ normohen dhe monitorohen çmimet e shitjes së nënprodukteve të naftës për konsumatorët.
Në zbatim të këtij Akti Normativ u mblodh menjehere Bordi i Transparancës dhe kufizimit të përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit,.
Në mbledhjen e tij të parë, dhe bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ vendosi:
1. Cmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 12 Mars-15 mars 2022, të jetë 217 lekë/litri.
2. Cmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 12 Mars-15 mars 2022, të jetë 217 lekë/litri.
3. Cmimi i shitjes me pakice të nënproduktit gaz për periudhën 12 Mars-15 mars 2022, të jetë 93 lekë/litri.
Bordi i Transparancës do mblidhet përsëri ditën e martë, datë 15.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Cdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.
Organet ligjzbatuese do kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ", thuhet në vendimin e Bordit.

Duke nisur nga kjo e shtunë, çmimet e karburantit në vend do të kalojë në filtrin e transparencës. Kështu bën me dije kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shkruan se në asnjë pikë karburanti nuk do të ketë çmim të vendosur pa miratimin e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit, që u ngrit ditën e sotme.
Kryeministri thekson se marzhi i fitimit të kompanive do të ngrijë dhe nuk do të lejohet abuzimi në kurriz të qytetarëve.
"Mirëmëngjes dhe me konfirmimin se nga sot, me ngritjen e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit, çmimet do të kalojnë në filtrin e transparencës dhe marzhi i fitimit të kompanive do të ngrijë, për të mos lejuar asnjë abuzim në kurriz të qytetarëve, ju uroj një fundjavë të mbarë", shkruan Rama.
-
Po ti sikur nuk ndethyje dot ne treg??? Naften fo ta ulesh, se te ben populli te hadh mut
Përgjigju -
shqiperise i duhet nje kryeminister qe ka mbaruar shkollen per ekonomi se ndryshe vendi yne me kto qe kemi do shkoi drejte gremines
Përgjigju -
Tryeza mafiozesh qe bejn ligjet dhe drejtojn vendin.Te korruptuar dhe miliarder qe deri dje indiferent sot nuk po flen naten per hallet e popullit
Përgjigju -
Kjo z kryeminister eshte per shkak te vendosjes ne krye te te paafteve.Ne Vlore gjithe drejtuesit jane injorantw
Përgjigju -
Kryeminister kaqol , populli e di qe Kastrati ka si krah te djathte nje eksponent te botes te krimit me te ecilin po ndertojne karshi Sheratonit duke gllaberuar parkun e liqenit. Ky robi, ti e di mire, quhet Met Hasa ka marredhenie te ngushta shume me nje nga ministret e tua. Ministrja e ka emrin Belinda Balluku. Gjithashtu ky tipi ka marredhenie me Arben Ahmetaj dhe i ben vizita here pas here ne zyrat e tij ne Sheraton Mos me thuaj qe nuk e di dhe nuk e njeh, sepse ca halle qe ke patur ky t'i ka zgjidhur. Keto denglat me borde mos i shit per ndershmeri. Ti je hajdut dhe inkriminuar dhe Shqiperia eshte keshtu sepse te tille e perfytyron ti. Ka dhe te tjera me vone,
Përgjigju-
Ky po qe eshte skandal qe nje nga ministrat ose disa prej tyre paskan lidhje te ngushta dhe asheqare me boten e nendheshme te tiranes ose shqiperise,pirdhi mu ne te prokurorive policise apo sherbimeve qe bejne raportet i bie qe shumzohen me zero,bravo ky tipi ketu qe e nxori emrin ne komente se deri tani me te degjuar e kishim
-
Ky emri qe permene flitet si nga me te fuqishmit ne boten e mafies. I vetmi qe ka mbijetu nga bandat e 90 s. Shume pak here i ka dal emri ne skene.
-
-
Lire fare,e paskan vendos
Përgjigju -
Nuk jane socialista tha ai miku. Jane specialista. Kjo eshte nje menyre finoke per te marre nje rritje cmimi me ligj. E rrisim shume. Dhe ne bashkpunim me keta horra marrim nje rritje me te ulet por me firme dhe me vule qe ska kush e kundershton
Përgjigju -
Ca prete prej nje shteti te kalbure prej korrupsjonite.
Përgjigju -
tani ti themi RAMES hajde ti na i mbush makinat edhe buken na e bjer te shtepia
Përgjigju -
Buka,vaji,mielli,te gjitha produktet e shportes duhet te jen nen kontroll ne ket moment.Nuk mund te thuash ne nje vend kaq te varfer qe qeveria nuk vendos cmimet.Sic qeveria bashkpunon me oligarket qe e mbajn ne pushtet ashtu te mendoj per pensionistet e varfer,per invalidet dhe ndihmen ekonomike.Reagimet e qeveris tani jan nje show mediatik sepse po rritet dita dites protesta sepse e njejta qeveri deri dje tha nuk vendosim ne e sot po ben sikur po reagon
Përgjigju -
Edhe 2170 leke/litri eshte shume o rama...1000 leke duhet te jete.....
Përgjigju-
Po, po edhe kafja duhet te jete 500 lek si para 15 vitesh.
-
-
Rama, leri marifetet. Nuk je aleat i popullit ti,je aleat i oligarkëve. Veprimet e tua janë për të shfryrë tensionet…që mos të kafshojë populli, hidhi ndonjë kockë -thua ti.
Përgjigju -
Merr masa o hajdut ordiner..se do te hyjme ne kryeministri dhe do ti thyejme turinjte...maskara...
Përgjigju -
Qfar ke ti me krizën globale…, sa valigje me dollar i dergove putinit ti së bashku me vucic ditën e djeshme (11/3.2022) me aeroplan special nga beogradi për në Mosk..??? Do të vie një fund shumë i keq për ty o antikombëtar
Përgjigju-
ore ti cop injoranti po je ne cdo artikull duke komentuar e akuzuar.ke fakte ti qe flet keshtu?ik mor cop gomari e fryji luges tende se vetem me rusin nuk esht edi.shiko ate m.tin e shqupit ti qe paguan lek rusit. ik her dreq se jeni bere si plakat e keqija.derr derr gjith diten.shko e lepiji b.then shpellarit non grata se po flet tamam si ai:leh per dite se dicka mund te ngeli
-
-
O kryeminister legen, po e ndjen presionin e popullit.
Përgjigju -
E mblodhe qe e mblodhe...trazohi njeher letrat ne tavoline...mbase ndryshon gje.
Përgjigju











Komente
Komento