Rritja e çmimit, këshilla si të kursejmë sa më shumë energji elektrike

Jo vetëm e kushtueshme, por edhe e vështirë për tu gjetur. Prodhimi i energjisë elektrike nuk është i mjaftueshëm për të mbuluar nevojat për konsum, jo vetëm në Shqipëri por në mbarë botë, sidomos në kushtet e luftës në Ukrainë, kur Rusia plotëson 35-40% të nevojave të Evropës me gaz.

Por cilat janë mënyrat më të mira për të kursyer energji, e për të shmangur faturat e kripura kur 1 megavat po blihet me 544 euro në bursën ndërkombëtare?

Më shumë se 50% e konsumit të energjisë në Shqipëri përdoret për kondicionerin në dimër e  verë dhe për gatim.  Për të mos shpenzuar më shumë, kondicioneri duhet të mbahet në temperatura stabël 20 gradë celsius në dimër dhe deri në 25 gradë në verë.

Termoizolimi është një nga masat që duhet të merret nga familjet. Sipas ekspertëve sa më i izoluar të jetë apartamenti aq më gjatë e ruan nxehtësinë apo freskinë.

Nëse përdorni llambat fluoreshente, në vend të atyre inkandeshente, konsumi i energjisë është më i ulët. Për të kursyer, shumë thjesht mjafton që të fiken dritat në shtëpi apo në ambientet e jashtme kur nuk janë të domosdoshme.

Sa i përket pajisjeve elektro-shtëpiake është e këshillueshme të blihen me teknologji inverter, që shpenzon më pak energji. Por në raste të tjera, mjafton për shembull që të mos lihet hapur dera e frigoriferit. Edhe në përdorimin e lavatriçes, ekspertët këshillojnë të mos përdoret në rastet kur nuk është mbushur plotësisht, rrobat mund të lahen edhe me ujë të ftohtë në programin e larjes me dorë.

Fikni dushin kur nuk jeni në shtëpi, e njëjta gjë këshillohet edhe për televizorin, kompjuterin apo pajisje të tjera.

Kursimi duhet të nisë që nga administrata, që në momente të panevojshme të fikin dritat, kompjuterët e kondicionerët. Ekspertët sugjerojnë që të merren masa inteligjente për ndriçimin në rrugë.

"Ndriçimi në rrugë ose mund të ulet ose mund të ndërpritet. Duhet filluar me masa inteligjente si në Evropë dritat të qytetit bien, dhe ngrihen vetëm kur lëvizin qytetarët pasi janë me sensor", th Lorenc Gordani, ekspert energjie.

Bizneset e kanë më të vështirë kursimin e energjisë pasi nuk mund t’i fikin dot makineritë. Alternativë mbetet përdorimi i burimeve të rinovueshme.

“Kushdo që ka mundësi të vendosë panelet e famshme. Për një periudhë 6-mujore, duhet të jetë pa leje, të jetë vetëm me një kërkese minimale, të plotësojë kushtet minimale të instalimit. Biznes nuk kursen dot, vetëm të fik makineritë. Ne duhet ta evitojmë këtë, sepse nuk i mban dot qeveria me asistencë sociale” u shpreh Alban Zusi nw studion e Report TV.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 08/03/2022 23:52

    Eshte fare e thjeshte. Qeveria, shteti, duhet te subvencionoje te pakten 20% te vleres te paneleve fotovoltaike per cdo banese qe i instalon. Te vendose panele fotovoltaike ne cdo tarrace institucioni. Lejet e pallateve te jepen me detyrimin qe e gjithe tarraca te jete n dispozicion te paneleve fotovoltaike. Biles jemi te vonuar ne keto nisma. Shqiperia eshte e bekuar me diell. Duhet te shfrytezojme te mirat qe natyra na ka dhuruar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

SPAK çon për gjykim në GJKKO dosjen e deputetit Plarent Ndreca

SPAK çon për gjykim në GJKKO dosjen e deputetit Plarent Ndreca