Oligarkët e miellit shmangin gjobën e Konkurrencës, Ahmetaj: Vendim profesionist! PD kërkon seancë me Autoritetin: Votoi kundër interesit të qytetarëve

TIRANË-Rritja e çmimit të bukës deri në 30 lekë në disa vende ka një impakt të madh në ekonominë e çdo familje shqiptarësh, të cilët shprehen të revoltuar se këto rritje e bëjnë edhe më të papërballueshme jetesën. Por për këtë rritje, Autoriteti i Konkurrencës edhe pse bëri një hetim të thelluar 1-vjeçar për kompanitë importuese të miellit dhe shitjes së tij, votoi që të mos vendosnin asnjë gjobë duke hedhur poshtë faktin se këto kompani "të kenë vepruar si monopol dhe kanë rritur në grup  çmimin e miellit dhe grurit". I pyetur për këtë çështje, teksa nuk tha asnjë fjalë të vetme për rritjen e çmimit të bukës, zv.kryeministri Arben Ahmetaj shprehu se Autoriteti i Konkurrencës ka profesionistë në përbërjen e saj dhe se vendimet i marrin të tilla.

"Kam shumë besim tek Autoriteti i Konkurrencës, ata janë profesionistë në fushat e tyre dhe si një ent i pavarur e reskpetoj vendimin e tyre. Për sa më përket mua vendimi që kanë votuar se nuk ka monopol në tregun e miellit dhe nuk ka marrëveshje mes kompanive, praktikisht besoj se kanë bërë një investigim të thellë dhe kanë votuar me përgjegjësi profesionale dhe qytetare", tha Ahmetaj

Vendimi i Autoritetit të Konkurrencës për të mos gjobitur kompanitë e importit të miellit, ka sjellë dhe reagimin e PD-së, duke thirrur në Komisionin e Ekonomisë që të jap sqarimet e saj më datë 4 tetor në mbledhjen e ardhshme të Komisonit të Ekonomisë. Për PD ky Autoritet "votoi kundër shqytarëve dhe mirëqenies së tyre por në favor të oligarkëve të miellit".

"Duke parë situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet Shqipëria prej shumë kohësh, sot Partia Demokratike, Komisoni i Ekonomisë, dorëzoi kërkesën për thirrje në Komision të Autoritetit të Konkurencës, pasi, jo më larg se dy ditë, ky autoritet me votën pro qeverisë, votoi kundër marrëveshjes së tregut të lirë, votoi kundër qytetarëve shqiptarë për uljen e çmimit të bukës dhe të miellit.  Ky Autoritet cënon ndjeshëm mirëqënien e qytetarëve shqiptarë pasi vendimi për të mos gjobitur kompanitë të cilat cenojnë një produkt bazë siç është buka, po bëjnë përditë e më shumë vendime të cilat cënojnë jetën e qytetarëve", tha nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Sorina Koti, e PD

Deputetet e PD depozituan kërkesën për thirrjen në seance dëgjimore te Autoritetit të Konkurrencës në datë 4 Tetor ora 11:00 në Komisionin e Ekonomisë lidhur me çështjen e rritjes së çmimit të bukës.

Një ditë më parë Autoriteti i Konkurrencës vendosi të mos gjobisë 5 kompanitë e importit të grupit dhe miellit duke mbyllur hetimin 1-vjeçar të thelluar për ta. Kompanive AgroBlend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK nuk ju është vendosur penalitete, edhe pse vetë Autoriteti i Konkurrencës kishte thënë më parë se 'kanë krijuar monopol në treg duke bashkëpunuar në grup për rritje në çmimin e miellit që solli edhe rritjen e çmimit të bukës".Me 3 vota pro të anëtarëve Leida Matja, Adriana Berberi dhe Denar Biba dhe dy kundër të Juliana Latifi dhe zëvendëskryetari Eduard Ypi, 5 kompanitë ia hoqën paq gjobës, ndërsa shqiptarët po vuajnë në xhepat e tyre rritjen e çmimit të bukës.

Ndryshe nga Ahmetaj që i cilësoi si profesionistë, paraardhësi i tij Erion Braçe e konsideroi këtë vendim skandal dhe kundër interesit publik në favor të disa njerëzve. Shmangia e gjobës, për Braçen u legjitimua sjellja e këtyre katër ndërmarrjeve për rritjen e çmimit të bukës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:49
Konkurrenca s'gjobiti kompanitë e importit të miellit, Braçe kundër me Ahmetajn: Zero profesionalizëm! Skandal, çmimet në treg i caktojnë 4 ndërmarrje

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj tha sot se beson te profesionalizmi i Autoritetit të Konkurrencës në lidhje me vendimin për të mos gjobitur 4 kompanitë importuese të miellit, por duket se paraardhësi i tij në këtë detyrë, Erion Braçe nuk është aspak dakord. Me një postim në Facebook, Braçe e konsideron një vendim me zero profesionalizëm, ndërsa thotë se është skandal që çmimet në treg i caktojnë 4 ndërmarrje në interes të fitimit të tyre.

"Asgjë profesionale nuk ka në vendimin e tre komisionerëve dje, zero! Thjesht anëmbajtje e tyre ndaj katër ndërmarrjeve kundër popullit, interesit publik! Është skandaloze por fakt; Deri në 1990, çmimet në treg i caktonte qeveria dhe në favor të popullit-sipas saj, sot, tani, çmimet i caktojnë katër ndërmarrje dhe në favor të fitimit të tyre-fakt! Diferencë më të neveritshme dhe kundër shumicës nuk ka!", shkruan Braçe.

Ai sjellë edhe një vendim të Autoritetit të Konkurrencës të marrë në korrik të 2020, teksa shkruan se të 4 ndërmarrjeve në importin e grurit prodhimin dhe tregtimin e miellit të mos caktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë çmimet. Sipas Braçes, Autoriteti i Konkurrencës ka konstatuar sjellje të koordinuar të 4 ndërmarrjeve duke mos zbatuar vendimin e marrë në korrik, dhe në këtë rast gjoba ndaj tyre do të duhej të ishte automatike, 10% e xhiros vjetore.

"Për bukën dhe për bukën e gojës! Dhe ata që thonë se rritja e çmimit është e përballueshme!

ligjërisht, teknikisht: komisioni i konkurrencës në korrik 2020, me votë unanime, ka konstatuar:

1. sjellje të bashkërenduar të katër ndërmarrjeve në importin e grurit, importin, prodhimin dhe tregetimin e miellit, duke bashkërenduar sjelljen dhe caktuar çmimet në këtë treg……. etj; ka vendosur katër detyrime për katër ndërmarrjet ku më i rëndësishmi është; te mos caktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, çmimet në blerje apo në shitje, si dhe çdo lloj kufizimi tjetër! ka vendosur mbajtjen në monitorim për një vit te kater ndërmarrjeve, sjelljes së tyre në zbatim të detyrave të lëna.

Komisioni i konkurrencës me vendim, thotë qarte në pikën 6: Moszbatimi i detyrimeve të pikës 3 të vendimit (moscaktimi i çmimeve), ndëshkohet me penalitetet e përcaktuara në ligj! Pra, ka një vendim, është marrë në korrik 2020, i cili konstaton sjellje të koordinuar të katër ndërmarrjeve, le detyra, i monitoron ato dhe, parashikon ndëshkim nëse ndërmarrjet refuzojnë zbatimin! pikë! Edhe një herë; në korrik 2020, jo dje!

—konkretisht, profesionalisht;

1. komisioni i konkurrencës në një vit monitorim, ka administruar gjetje sipas të cilave: 80-90% të çmimeve të administruara nga faturat e katër ndërmarrjeve, kanë qene të njëjta, të caktuara në sjellje të koordinuar;

2. rritje të çmimit të bukës në furrat e prodhimit të bukës si pasoje e rritjes së çmimit të miellit nga këta furnizues. Pra, vendimi i jo vetëm nuk është zbatuar por katër ndërmarrjet kanë vijuar të caktojnë çmimet në favor të tyre, në rritje e në dëm të popullit. Në këtë pikë; vendimi i korrik 2020 thotë “gjobë”; referuar ligjit 10% e xhiros vjetore! Pra, gjoba është automatike!", thotë Braçe.

 

Ora 12:21
Rritja e çmimit të bukës, PD thërret në seancë Autoritetin e Konkurrencës: Vendosi kundër interesit të qytetarëve

Përmes një deklarate të nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë, Sorina Koti, PD njoftoi sot se do të thërrasë për një seancë në Komision Autoritetin e Konkurrencës. Deputetet e PD depozituan kërkesën për thirrjen në seance dëgjimore te Autoritetit të Konkurrencës në datë 4 Tetor ora 11:00 në Komisionin e Ekonomisë lidhur me çështjen e rritjes së çmimit të bukës.

"Duke parë situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet Shqipëria prej shumë kohësh, sot Partia Demokratike, Komisoni i Ekonomisë, dorëzoi kërkesën për thirrje në Komision të Autoritetit të Konkurencës, pasi, jo më larg se dy ditë, ky autoritet me votën pro qeverisë, votoi kundër marrëveshjes së tregut të lirë, votoi kundër qytetarëve shqiptarë për uljen e çmimit të bukës dhe të miellit.  Ky Autoritet cënon ndjeshëm mirëqënien e qytetarëve shqiptarë pasi vendimi për të mos gjobitur kompanitë të cilat cenojnë një produkt bazë siç është buka, po bëjnë përditë e më shumë vendime të cilat cënojnë jetën e qytetarëve.  Ne sot, me bindje siç kemi qenë edhe 2-3 javët e fundit afër qytetarëve për këtë produkt jetik siç ka qenë çmimi i bukës, thërrasim Autoritetin e Konkurencës në dëgjesë për të na shpjeguar se përse e votoi kundër qytetarëve shqiptarë, përse votoi pro rritjes së çmimit të bukës dhe gjithashtu do t’i kërkojmë që shporta bazë të jetë një nga prioritetet që duhet marrë në konsideratë qoftë nga Autoriteti i Konkurncës, qoftë nga qeveria.  Sepse, jemi një nga vendet e fundit në rajon për shkak të uljes së pagave, të rritjes së çmimeve, të nivelit të varfërisë dhe të rritjes së korrupsionit.  Ky Autoritet duhet të japë llogari përpara Komisionit të Ekonomisë dhe përpara të gjithë shqiptarëve se çfarë po ndodh me shportën bazë, me produktet jetike dhe është në dorën e tyre që në kushtet e një varfërie, në kushtet e një mosbalancimi të tregut, janë autoritetet shtetërore, të cilat me mekanizmat e tyre ndërhyjnë për të balancuar këtë treg. Ne jemi pranë qytetarëve, ishim përsëri në Komision dhe ditën e hënë do të vazhdojmë tentativat për të sjellë Autoritetin në Parlament", tha Koti.

I.K//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë