Rritja e çmimit të bukës, OSHEE: Tarifat e energjisë s'kanë ndryshuar

Rritja e çmimit të bukës, OSHEE: Tarifat e energjisë s'kanë ndryshuar

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka deklaruar se nuk ka asnjë ndryshim tarifash të energjisë elektrike për furrat e bukës. Referuar disa raportimeve në media dhe pretendimeve të shoqatave të prodhuesve të bukës, OSHEE sqaron se nuk është rritur çmimi i energjisë.

Sipas OSHEE, tarifat janë përcaktuar nga Enti Rregullator i Energjisë që në fund të vitit 2017 dhe janë në fuqi.

“Tarifat janë përcaktuar nga Enti Rregullator i Energjisë që në fund të vitit 2017 dhe janë në fuqi. Pretendimi i disa prodhuesve të bukës qëndron në faktin se kërkojnë të tarifohen si furra buke edhe ato pika që jo vetëm prodhojnë bukën, por edhe tregtojnë produkte të tjera që nuk kanë lidhje me funksionin primar.

Enti Rregullator i Energjisë ka përcaktuar saktësisht trajtimin me tarifë të diferencuar dhe të ulur vetëm ato furra buke që funksion të tyre kanë prodhimin dhe shitjen e bukës. Furrat që tregtojnë produkte të tjera përveç bukës nuk janë përfshirë, nuk mund të përfshihen në këtë kategori”,
thuhet në reagimin e OSHEE.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë