Rritja e çmimit të naftës, eksperti Gjokutaj: Qeveria të gjejë burime të tjera furnizimi dhe të dalë me një paketë për qytetarët! Bordi po fuqizon vetëm disa kompani

Çmimet e naftës u rritën mbi 124 dollarë për fuçi të hënën vetëm brenda pak orësh, duke arritur nivelin më të lartë që prej marsit, rritje e cila vjen pas embargos që BE vendosi ndaj naftës Ruse.

Eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj, i ftuar në emision ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv tha se Shqipëria duhet të bëjë një lehtësim nga rritja drastike e naftës, kryesisht në transport dhe të qe dalë me një paketë të dytë për qytetarët. Për ekspertin e ekonomisë qeveria duhet të angazhohet me burime të tjera për të zbutur sa më pak koston për konsumatorët e më pas për bizneset.

'Shpresoj të bëj një lehtësim të rritjes drastike të çmimit të naftës. Është një treg që diktohet nga proceset që ndodhin brenda industrisë. Shqipëria nuk ka bërë ende transparente, që të zbusë sa më parë çmimin e lartë. Jemi vend prodhues të naftës duhet të kishim përfitim, nëpërmjet Albpetrolit. E gjitha kjo duhet të shërbejë për një seancë të madhe dëgjimore, për të marrë masa pasi nafta ndikon dukshëm në jetën e shqiptarëve. Qeveria nuk po angazhohet me burime të tjera për të zbutur sa më pak koston. Qeveria duhet të hartojë një paketë të dytë. Transporti është pika më e ndjeshme i cili duke rritur çmimet, i ndjejmë që janë shumëfishim më tepër. Tregu përfiton nga këto situate duke abuzuar edhe për shkak të informalitetit. Shteti shqiptar duhet të dalë me opsione, duke filluar që me pjesën e zbutjeve financiare, ku kam parasysh transportin e mallrave.'- tha Gjokutaj.

Gjokutaj u tregua kritik edhe me punën e Bordit të Transparencës, ku tha se po fuqizojnë disa kompani, ndërsa tha se ai ke ka kryer tashmë punën e tij.

‘Sa i përket pjesës së bordit që e kanë tejkaluar punën e tyre. Jemi vend prodhues kompanitë operatore duhet ta depozitojnë si detyrim, duke rishikuar edhe një politike buxhetore. Duhen politika që do të dedikohen në bazë të nevojave të konsumatorëve por edhe bizneseve. Bordet po fuqizojmë disa kompani të caktuar dhe nuk është se e kthejnë mbrapsht fitimin në taksa. Bordi e ka humbur besimin për uljen e çmimeve, që nuk u përmend nga qeveria por u besua nga qeveria. U premtuan si përkohshmëri, dhe kjo kohë ka kaluar.’- u shpreh Gjokutaj.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja