Rritja e çmimit të naftës, Tabaku thirrje qeverisë: Ulni taksën e qarkullimit, Bordi i Transparencës është i oligarkëve

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimit të naftës, ku thotë se po favorizon rritjen e çmimit të karburanteve për të shpërblyer oligarkët që i qëndrojnë pas. Sipas Tabakut, Bordi i Transparencës është i oligarkëve, ndërsa bën thirrje që të ulet taksa e qarkullimit të mjeteve.

“Vendimet abuzive të Bordit të Transparencës kanë krijuar këtë situatë në ekonomi. A nuk mendoni ju se më mirë do ishte të ulej taksa e qarkullimit në 4 lekë për litër, në vend të 27 lekë për litër? A nuk mendoni ju se do ishte më mirë që 5 kompanitë e naftës mos të uleshin me qeveritarët për të marrë vendimet?”, shprehet Tabaku në një video-mesazh në Facebook.

Tabaku thotë se 60% e çmimit për litër të karburantit shkon për taksat dhe duhet të jetë shteti që në këtë krizë çmimesh duhet t’i dalë krah shqiptarëve dhe jo babëzisë së një grupi njerëzish të caktuar.

‘Bordi Oligarkisë dhe korrupsionit! Shqiptarët sot paguajnë naftën më të shtrenjtë në rajon. Pse?

Pasi kur hedhim naftë në makinë 60% e çmimit për litër janë taksa. Pasi bordi transparencës është në fakt bordi oligarkisë që vendos çmime abuzive në kurriz të qytetarëve!

Imagjinoni sikur në këtë kohë krize të ulej taksa qarkullimit të mjetit sikur tregu dhe jo bordet e oligarkisë të vendosnin çmimet! Do të kishim naftë më të lirë! Çmime produktesh më të ulëta dhe qytetarë që do të kishin më shumë para për të shpenzuar!’- shkruan Tabaku.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK