Rritja e energjisë elektrike, qytetarët kundër shtrenjtimit: Do ngrohemi me jorgan, me pensionin që kemi ç'të paguajmë më parë

Paralajmërimi për një rritje të mundshme të energjisë elektrike për shkak të krizës globale të energjisë, do rrisë edhe më shumë kostot e jetesës së qytetarëve, ndërsa më të prekurit, pensionistët thonë se s’kanë para për të paguar fatura të majme.

“Si mund të përballohet rritja, me këto pensione që kemi çfarë mundet të konsumosh më parë. Nëse shtrenjtohet do të shkojmë nëpër spitale se në vend tjetër nuk kemi ku shkojmë , sepse s’kemi mundësi ta përballojmë."

"Mendoj se mundësitë janë që shtresat në nevojë të ndihmohen nga shteti. Nëse unë do e përballoj unë faturën, ka me dhjetëra, me qindra e mijëra që nuk mund ta përballojnë."

"Absolutisht nuk përballohet. Në dimër ngrohem me dru, atje ku jam unë në fshat drutë kanë shkuar 50 mijë lekë metër kub, vjet ishin 25 mijë lekë." 

“Nuk e përballojmë po inshallah na rrisin pensionin”, thonë qytetarët në Tiranë.

Kundërshtinë për shtrenjtimin e energjisë elektrike durrsakët e shprehin përmes ironisë, duke thënë se do të ngrohen me jorgan e batanije.

"Nuk arrijmë të mbyll muajin, me dru nuk ngrohemi në apartament. Do rrimë me jorgan."

"Le t'i rrisin, le të vdesim para kohe. Ne jemi me pensione. Do i lejmë pa paguar. "

"Përherë kështu jemi mësuar ne. Do ngrohemi me jorgan dy ose tre”, thonë disa qytetar në Durrës.

Teksa thonë se çmimet janë të papërballueshme, qytetarët e Lezhës janë mosbesues ndaj deklaratës së kryeministrit për krizën globale.

“Shteti vetë i ka rritur çmimet dhe vetë i zvogëlon, si t'i mbushet mendja. "

"Nuk janë të përballueshme por çfarë të bëjmë."

"Ku përballohen me 150 mijë lekë që marr, nuk ju besoj veç janë duke na rrejt fort. "

"Me 160 mijë lekë ca më dali, të haj, të shkojmë në spital apo ilaçe”, thonë qytetarët në Lezhë.

Por nga ana tjetër, ka edhe qytetar që tregohen indiferentë ndaj mundësisë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Çfarë mendoni për shtrenjtimin e energjisë elektrike?

"Nuk e di".

"Ca të them unë ata e kanë në dorë." 

"Nuk merremi ne me dritat i paguajnë burrat. "

"Nuk kam komente”, përgjigjen të tjerë qytetar.

Kujtojmë se në fillim të muajit shtator, u shtrenjtua buka deri në 20%, pas rritjes së çmimit të të gjithave produkteve të shportës me 4.6%. Ndërkohë nga ana tjetër edhe gazi që përdoret gjerësisht për ngrohje në vend gjatë ditëve të para të tetorit është më i kushtueshëm për tu blerë pasi çmimi i tij është dyfishuar.

Vetëm një ditë më parë kryeministri Edi Rama paralajmëroi një krize energjetike në të gjithë botën që po jepte efektet e saj edhe në Shqipëri. Kjo krizë energjetike tha Rama po ndikon drejtpërdrejtë në rritjen e çmimin e karburanteve, ku çmimet do të jenë marramendëse dhe ndikimin më të madh do e ketë në jetën e familjarëve dhe bizneseve. Kryeministri tha se me rritjen e çmimit të energjisë në të gjithë botën do të sjellë të njëjtën gjë edhe në Shqipëri dhe se kjo betejë e re do të vijojë deri në 6 muajt e parë të 2022.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen