Rama paralajmëron rritje të çmimit të energjisë deri në 6 muajt e parë të 2022: Ka një krizë energjetike globale, pasojat po ndihen dhe në Shqipëri

Me një deklaratë të papritur për mediat, kryeministri Edi Rama i është drejtuar qytetarëve shqiptarë me një mesazh duke paralajmëruar se bota aktualisht po vuan një krizë të jashtëzakonshme energjetike dhe se pasojat po fillojnë të ndihen edhe në Shqipëri. Kjo krizë energjetike tha Rama po ndikon drejtpërdrejtë në rritjen e çmimin e karburanteve, ku çmimet do të jenë marramendëse dhe ndikimin më të madh do e ketë në jetën e familjarëve dhe bizneseve.

Rama shprehet se kjo valë goditëse që ka goditur botën, por fillon të jap efektet edhe tek ne, ku qeveria është e detyruar të ndërmarrë masat. Ai tha se me rritjen e çmimit të energjisë në të gjithë botën do të sjellë të njëjtën gjë edhe në Shqipëri dhe se kjo betejë e re do të vijojë deri në 6 muajt e parë të 2022. Rama tha kushtet klimaterike po ndikojnë në këtë krizë energjetike, por situata bëhet edhe më e ashpër kur në lojë futen edhe manovrat tregtare dhe faktorët e tjerë gjeopolitikë.

"Vala goditëse e një tjetër fatkeqësie natyrore, kësaj radhe e kombinuar me faktorë gjeopolitikë dhe manovra tregtare, po vjen drejt Shqipërisë. Ritmet e larta të rimëkëmbjes nga pandemia dhe nevoja e tejrritur për energji, e kanë rritur çmimin e gazit me rreth 250%, atë  të karbonit me rreth 80%, ndërkohë që çmimi i naftës ka kërcyer lart, nga rreth 60$ për fuçi në Gusht të 2021, tek rreth 80$ në momentin që flasim dhe sipas projeksioneve të sotme, çmimi mund të arrijë në $100 për fuçi deri në fund të vitit.Për Shqipërinë, çmimi mesatar vjetor i blerjes së energjisë nga importi, është thuajse trefishuar në krahasimin me vitin e kaluar.Në Itali, qeveria ka njoftuar qytetarët për një rritje prej 40% të faturave të tyre gjatë muajve të ardhshëm. Po kështu në Bullgari, çmimet shënojnë një rritje prej 72% nga fillimi vitit, duke e cuar çmimin mesatar të energjisë në 133 Euro/MWh.  E gjithë kjo panoramë e situatës energjitike, me vetëm disa prej shembujve larg e afër nesh, vlen për të krijuar një ide të përgjithshme të kësaj krize, ku duam s’duam, edhe Shqipëria si të gjitha vendet e tjera, është e përfshirë dhe e detyruar që të përballet pa u shmangur dot me këtë furtunë globale. Ekspertët mendojnë se pavarësisht implikimeve të mundshme sistemike, që kriza e jashtëzakonshme energjitike mund të ketë mbi të gjitha vendet, beteja kulmore do të zhvillohet dhe do të vendoset, deri në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit të ardhshëm", tha ndër të tjera Rama  

 “Nga lufta vijmë, në luftë shkojmë”, tha Rama duke shtuar se ashtu siç vendi përballoi pandeminë dhe tërmetin, është e përgatitur të përballet edhe me këtë sfidë të re, ku qeveria do u qëndrojë pranë shtresave në nevojë, konsumatorët familjarë, si edhe biznesin e vogël.

Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama drejtuar shqiptarëve

Vala goditëse e një tjetër fatkeqësie natyrore, kësaj radhe e kombinuar me faktorë gjeopolitikë dhe manovra tregtare, po vjen drejt Shqipërisë. Nuk është as tërmet, as virus, as përmbytje dhe lavdi Zotit, nuk kërcënon jetë njerëzish. Por në aspektin ekonomik e social ka një energji negative që mund të ketë efekte gjithaq tronditëse, mbi jetën e familjeve, bizneseve, shoqërisë. Kjo, është kriza e jashtëzakonshme energjitike, e cila vetëm sapo ka nisur, të japë shenjat e saj tejet shqetësuese në tregjet e mëdha të botës, duke nisur nga Kina e Koreja e Jugut, në Amerikë, në Britaninë e Madhe dhe në hapësirën e Bashkimit Europian, e deri në vendet fqinje, si Italia e Greqia. Temperatura e kësaj krize po rritet kudo, tanimë me orë jo me ditë, ndërkohë që ulja e temperaturave të motit, po afron bashkë me dimrin dhe me rritjen e natyrshme të nevojës edhe për ngrohje.

Tamam kur shpresat për rikthimin në normalitet, pas tragjedisë së shkaktuar nga pandemia, të cilës njerëzimi po i paguan koston e humbjeve njerëzore të një lufte botërore, janë rritur ndjeshëm, falë vaksinimit masiv dhe ritmeve të larta të rimëkëmbjes ekonomike, kjo krizë e re, na vendos me detyrim përcaktim përpara një sprove të re, po aq të fortë sa tërmeti e sa pandemia, në aspektin ekonomik e social. Dukuria e rritjes marramendëse të çmimit të gazit e të karbonit në të gjitha tregjet ndërkombëtare, si edhe trendi i fortë i rritjes së çmimit të naftës, shoqëruar me një rritje të përgjithshme çmimesh të prodhimeve të konsumit të përditshëm, qëndrojnë sot para të gjitha vendeve, si siluetat e një ushtrie armike në horizontin e dimrit të vështirë që bota ka përpara.

Rritja eksponenciale e kërkesës konsumatore, pas hapjes së ekonomisë si rezultat i vënies nën kontroll të pandemisë, ka rritur eksponencialisht edhe kërkesën e industrive prodhuese për energji, duke vënë në vështirësira shumë serioze edhe vetë kolosët ekonomikë të planetit; që nga Kina, ku mungesa e kapaciteteve energjitike të nevojshme për përballimin e kësaj kërkese, kërcënon afro gjysmën e kapaciteteve industriale të atij vendi, deri në Europë, ku kërkesa e lartë dhe oferta e pamjaftueshme për gaz, ka detyruar qeveritë të përballen me rritje marramendëse çmimesh e të paralajmërojnë, deri edhe politika kufizimesh në furnizimin me energji elektrike.

Ritmet e larta të rimëkëmbjes nga pandemia dhe nevoja e tejrritur për energji, e kanë rritur çmimin e gazit me rreth 250%, atë  të karbonit me rreth 80%, ndërkohë që çmimi i naftës ka kërcyer lart, nga rreth 60$ për fuçi në Gusht të 2021, tek rreth 80$ në momentin që flasim dhe sipas projeksioneve të sotme, çmimi mund të arrijë në $100 për fuçi deri në fund të vitit.Për Shqipërinë, çmimi mesatar vjetor i blerjes së energjisë nga importi, është thuajse trefishuar në krahasimin me vitin e kaluar.Në bursën HUPX, energjia elektrike është tregtuar me mesatarisht 39 eur/MËh vitin e shkuar, ndërsa sivjet ky çmim ka arritur shifrën e 110 eur/MËh, duke shënuar një rritje prej 182%.Për shumë studiues e analistë financiarë, kjo krizë energjie është e ndryshme nga të tjerat. Ajo lidhet kryesisht me ndryshimet klimatike dhe përpjekjet për t’i frenuar ato, por po ashtu edhe me një kombinim faktorësh të tjerë.

Një seri eventesh të motit ekstrem, me tipare të pazakonta sezonale, kanë impaktuar si kërkesën, ashtu edhe ofertën për gaz. Dimri jashtëzakonisht i ftohtë i fillim-vitit në hemisferën veriore, Azi, apo edhe ngricat e jashtëzakonshme në SHBA, ndikuan në reduktimin drastik të eksporteve të gazit të lëngshëm gjatë muajit shkurt. Pranvera e ftohtë  dhe përmbytjet në Europë, automatikisht rritën kërkesën për gaz për ngrohje. Po njësoj valët e të nxehtit ekstrem gjatë verës në Kinë, Europë dhe SHBA, rritën kërkesën për gazin për ftohje.Prodhimi i energjisë nga burimet alternative është zvogëluar. Impiantet e prodhimit të energjisë së erës në Europë kanë prodhuar shumë më pak energji se nivelet mesatare. Rrjedhimisht, mungesa e prodhimit të energjisë alternative, ka ndikuar në rritjen e kërkesës dhe çmimeve të gazit dhe të qymyrit.

 Në Gjermani, mbyllja e tre reaktorëve të tjerë bërthamorë, si pjesë e programit të stopimit të prodhimit të energjisë nukleare, ka reflektuar në rritje të kërkesës për energji edhe nga burimet natyrore të parinovueshme. Rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë, ka qenë e fortë si në Europë dhe në Azi, duke rritur kërkesën për energji nga konsumatorët familjarë, fabrikat dhe sipërmarrjet në përgjithësi. Pavarësisht rritjes së kërkesës dhe çmimeve bazë në tregje me 250%, Rusia nuk e ka shtuar furnizimin drejt Bashkimit Europian, duke u kufizuar vetëm në përmbushjen e detyrimeve kontraktuale afatgjata.Së fundi, vetë politika për adresimin e ndryshimeve klimatike, ka ndikuar indirekt në rritjen e cmimeve.

Në Britani, 15 milionë familje pritet të afektohen negativisht nga rritja e cmimit të energjisë.Në Itali, qeveria ka njoftuar qytetarët për një rritje prej 40% të faturave të tyre gjatë muajve të ardhshëm. Po kështu në Bullgari, çmimet shënojnë një rritje prej 72% nga fillimi vitit, duke e cuar çmimin mesatar të energjisë në 133 Euro/MËh.  E gjithë kjo panoramë e situatës energjitike, me vetëm disa prej shembujve larg e afër nesh, vlen për të krijuar një ide të përgjithshme të kësaj krize, ku duam s’duam, edhe Shqipëria si të gjitha vendet e tjera, është e përfshirë dhe e detyruar që të përballet pa u shmangur dot me këtë furtunë globale. Ekspertët mendojnë se pavarësisht implikimeve të mundshme sistemike, që kriza e jashtëzakonshme energjitike mund të ketë mbi të gjitha vendet, beteja kulmore do të zhvillohet dhe do të vendoset, deri në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit të ardhshëm.  

Dhe përgjegjësia e detyra numër një e qeverisë shqiptare, është të mbrojë medoemos dhe sido e sado që të jetë e mundur, nga goditja e kësaj fatkeqësie të re, shtresat më në nevojë, konsumatorët familjarë, si edhe biznesin e vogël; fiks në këtë rend prioritetesh.Tanimë besoj se të gjithë ju, të dashur bashkëqytetarë e bashkëqytetare, i keni provat, se ne as nuk rrëzohemi as nuk dorëzohemi përballë sfidave të rënda të kësaj natyre. Kini besim të plotë, siç kam edhe unë besim të palëkundur, se siç ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, do t’ia dalim edhe kësaj sfide të madhe me energjinë dhe jini të sigurtë, se siç nuk na vunë përfund rrënojat e pafundme të tërmetit, e siç nuk na gjeti të papërgatitur sulmi i Armikut të Padukshëm, ashtu nuk na gjen të papërgatitur, e as as nuk na ve dot përfund as kjo krizë e jashtëzakonshme.

Fatkeqësisht dhe pavarësisht prej dëshirës apo vullnetit tonë, këto vitet e fundit u bënë si ajo fjala, “nga lufta vijmë në luftë shkojmë”, por siç dolëm më të fortë nga tërmeti, e siç po dalim më të fortë edhe nga pandemia, çka e tregojnë kopshtet, shkollat, shtëpitë, lagjet e reja në rindërtim, siç e tregojnë edhe shifrat e ritmeve të rimëkëmbjes ekonomike, pas mbylljes dramatike të ekonomisë, kështu do të dalim edhe nga kjo fatkeqësi e re natyrore e kombinuar me faktorë gjeopolitikë e manovra tregtare që nuk i kemi ne në dorë.

Asnjë frikë, asnjë pasiguri, vetëm vendosmëri, durim e besim, se më e mira do të bëhet dhe Shqipëria do të vazhdojë të synojë majën që i kemi vënë vetes qëllim, në rrugëtimin sfidues të kësaj dekade të re ku sapo kemi hyrë.

I.K/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • elio: 04/10/2021 13:20

    kam nje kenaqesi te brendshme shume te larte per kete vendim, ketij populli mire ti behet, nuk kemi pare gje akoma. E shitem veten per 1 kothere, tani vendimet e mbretit nuk diskutohen me. Jemi popull pa te ardhme fatkeqesisht.

    Përgjigju
  • katunari: 04/10/2021 12:30

    Mos do te thote kemi nje varjant te ri covid-19 ! covid-oil vaksina e 4 apo vaksinim cdo 6 muaj.

    Përgjigju
  • Boll ore: 04/10/2021 09:43

    Mos lëviz çmimet, se nuk mban më. Në vend që t'i ulësh i rrit! Taksat le t'i paguajnë ata që po na rrjepin

    Përgjigju
  • Shoku Tarasi: 04/10/2021 08:45

    Se kur do ngrihet ky popull nje Zot e di. Por kir te ngrihet do jet teper von. Jemi i vetmi vend qe NAFTEN e prodhojm vet dhe e paguajm me shtrenjt se kudo, ENERGJIN ELEKTRIKE e paguajme vet dhe e paguajme me shtrenjt se kudo, paguajm TAKSA pafund nga tre apo kater her dhe nuk e dim per cfar i paguajm, rriten cmimet e USHQIMEVE sepse tatohet BUKA Nje lloj me cigaret, e cfar tju permend te tjera kur te gjith po i heqim ne kurriz se ketu po jetojm. Dhe ky sharlatani, ky TRADHETARI I PASHPIRT as nuk e rruan fare, ore zotri po ke vjedhur aq shum sa ke siguruar dhe niperit e Zahos kur te dalin ne jete, ore bej kthese se po na merr ne qaf po na ben kriminela me pahir, o kryepsikopat, do percipitoj situata deri ne ate pike sa do vriten njerezit me njeri tjetrin dhe sdo pyesin me per shtet, ore plehre perpiqu te rruash ekuilibrat te ruash rendin tek qytetaret se ste kane faj se eshte populli tek buka e gojes po ushqehet me liste o njeri i pashpirt

    Përgjigju
  • D.D: 04/10/2021 05:30

    Për çmim Os Kar je. E frykshme plastika jote e ftyrës që tbo me besu se gati po qan nga ngritja energjisë,por ti nji zhuls politik që sle gjo pa mashtrru e bisnesmeni pa ju nënshtrru(kundrrejt rrushfetit kuptohet). Flliqsin komtare . Harom çdo dit që po na vjedh si popull.Noshta ky mandat i joti mund të parashikohet si nji ndër dështimet mo të mdhoja ekonomiko-politike.Drrejt luftës po ço popllin o bole cjap.

    Përgjigju
  • Fatosi: 04/10/2021 03:34

    Pse nuk e largon bankersin o edi rama ai eshte problemi I shqiperise,,,nafta te nxirret nga nje bisnesmen shqiptar dhe te shitet ne shqiperi..vetem keshtu do e ulim cmimin e naftes...tek nafta eshte fitimi I nje shteti..

    Përgjigju
  • Poli: 04/10/2021 02:51

    80% prape

    Përgjigju
  • Protesta: 03/10/2021 23:33

    Tani kemi dy parulla RAMA BASHA MOS JU PAFSHA Shqipëria 100% prodhon Nga burime rinovueshme (hydro energy) ky thote preken i nga gazi dhe qymyri (nuk kemi TEC në pune) pra ka menduar xhaxhi për keto dite ! RAMA BASHA MOS JU PAFSHA!!!

    Përgjigju
  • Socialist deri ne vetmohim: 03/10/2021 19:19

    BRAVO.. BRAVO... BRAVO... K... KRYEMINISTER VOTEN TONE DO E KESH GJITHMON... NE JEMI TE BETUAR PER JY E PER CDO VENDIM QE JU MERNI. TE FALA ARBENES TE AHMETAJVE. PS RROFT SOROSI.

    Përgjigju
  • asolingo: 03/10/2021 18:18

    Shume gabim do beje Rama po ngriti çmimin e energjise.Derisa ne Shqiperi dritat dhe uji nuk funksionojne 24 orë atëhere dhe taksa qe paguhet ndaj tyre është e paligjëshme.Ti therras mendjes Rama se populli ja dha mandatin ,polli ja heq mandatin.

    Përgjigju
  • sadri: 03/10/2021 17:22

    te rrofsha koken se b.... ta kane ruajtur heret

    Përgjigju
  • ska problem: 03/10/2021 17:17

    si ka mundesi te ngrihet cmimi per mallin e zhdoganur me cmimin e para nje muaji ,ka mundesi qe brenda nates u dyfishua cmimi i gazit ka dy muaj duke filluar nga tregu i bukes dhe i ushqimeve baze te ngfrihen ne menyre te pakontrolluar ( mortja kush do ti kontrolloj )kelyshet u rriten duan mish dhe jo qumesht po e kupton qe s'ke bythe te mbyllesh mandatin dhe po kerkon krize qe te lesh pushtetin me buxhet te rrenuar

    Përgjigju
  • Lui: 03/10/2021 15:14

    Zoti Rama, kjo krize eshte nje arsye me shume qe qeveria te subvencionoje cdo person fizik apo biznes qe investon ne panele fotovoltaike. Une personalisht dua te vendos panele mbi cati, por nuk me leverdis, sepse ju si qeveri nuk keni nje ligj ku une tepricat e energjise te mund t’i konvertoj ne kw/h ne rrjet. Dmth ato kw/h qe une kam teper te me perllogariten ne menyre qe naten, ose kohen qe paneli diellor nuk prodhon, te mund te marr nga rrjeti i shtetit dhe te mos te blej edhe nga shteti edhe te paguaj investimin. Thjeshte aq sa kw/h te jap ne rrjet, aq edhe te marr. Nese marr me shume te paguaj, sigurisht, nese marr me pak le te mos me jape para shteti. Por e rendesishme eshte qe te konvertohet kw/h per kw/h. Me kete zgjidh shume pune. Sepse Shqiperia eshte vend me shume dite me diell, dhe perfitojme edhe ne si popull, edhe shteti sepse ka shume me shume energji per te eksportuar, aq me teper tani qe do rritet cmimi.

    Përgjigju
    • A. N.: 03/10/2021 18:55

      Nuk kane patur interes deri tani sepse per cdo kwh qe blenin ne Bullgari perfitonin % e cila shkonte direkt ne xhepat e ministrit te energjise dhe shefit te tij. Sa me shume qe konsumohej ne vend, aq me shume perfitonin.

  • Noli: 03/10/2021 14:39

    Epo ku e paska patur gati artikullin de! Tak fak. Dhe qe eshte ne Dabu Abi rruges per Spanje. Imagjino sa meno ne ajer, pale me qene ne toke! Dhe qe ka bere shkolle per pikturist, pra pa shkolle fare. Imagjino me pas te kishte nje master ne ekonomi si Beni. Do kete Berisha dore ne kete pune, them une. Sa filloi foltoren ai, bap, vajti ne trat energjia. Berisha na qenka jo vetem armiku i vetes, familjes dhe Shqiperise, por tere botes! Te na falesh o shoqja Kim, e paske patur me rreze te gjate kete non graten e Sales. Per cudi, superfuqi energjitike parralliste Saliu, superfuqi parrallisni edhe ti me Ramen e Ballukun. Vetem se ju po na ripni lekuren nga leket, e Saliu jo.

    Përgjigju
  • A. N.: 03/10/2021 12:55

    A nuk tha ky shalgjati qe Shqiperia do furnizonte gjithe Europen me energji ca dite me pare? Tani mund te ferkoje duart se do e shese energjine me shtrenjt europianeve te gjore.

    Përgjigju
  • arberi: 03/10/2021 12:18

    Shiko jo cdo gje qe thua ti hahet apo besoheht! 1- Uzinen e Ballshit ke 9 vite ne pushtet te pakten e kishe vene ne pune qe te kishim Nafte, Benzine, Qymyre e temos i luteshim botes emos te prekeshim emadje mos te ekzistonte fjala krize per ne. Po ti ashtu si Sali protopapa ua dhe atyre qe deshe vete qe edhe pse ata dilnin me humbje gjoja nen hundet e tua e ti prap ua lije!!! 2- Ke premtuar Reforma po Cakejet e tune institucione po bejne namin dhe nuk kane faj sepse ke Arben Ahmetajn ti qe imban dtejtoret ne pune edhe pse kane nga5-6-7 vite ebejne namin ne institucione me leke, me dashnore e lloj soj marifeti! te kam votuar por tani je ber me keq se Nastradini! Keshtu qe jeni nje mendere ti, luli, likja edhe plaku mere qe spo i zebytha vend!

    Përgjigju
    • Pushteti nen kembet e hajduteve: 03/10/2021 15:25

      Zoteria ka te drejte, nismat ne fillim i kishe mire, po ne ministrite apo drejtorite, tani institucionet flejne gjume ne kerkesat e qytetareve, kthejne pergjigje mosperfillese, villet ne menyre makaber nga drejtorat qe marrin mijera euro te firmosin ne tutelen e Ahmetaj(xhuxhi katunar erdhi eshte bere miliarder se bashku me Gjiknuri), se bashku me mafien e Klan TV (tradhtari per te mbajt ne kembe TV ordinere me provincial e me femraa ku...), I ben lajka Kryeministrit me ftesa. Kontrolloji Spak e BKH, ne fillim keto te tre sa dokumenta te jashtligjshem do gjesh per Tigrin, Fashionistin, Lezhian provincialin pastaj ministra te tjere e president, opozitare. Mos rrini ne vila,hotele e restorante me dashnore, por punen.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat