Rritja e infektimeve me variantin delta nuk frikëson Merkel, kundërshton shtrëngimin e masave në kufijtë e BE
Kancelarja gjermane Angela Merkel
Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur kundër një vendimi të mundshëm për shtrëngimin e lëvizjes së lirë brenda Bashkimit Evropian për shkak të pandemisë së COVID-19.
Ajo kundërshtoi edhe vendosjen e kontrolleve kufitare të cilat kanë qenë vitin e kaluar në fuqi, në kuadër të frenimit të përhapjes së virusit.
“Kontrollet kufitare janë diçka shumë e vështirë dhe ato nuk duhet të ripërsëriten.”, u shpreh kancelarja.
Sipas Merklel, për një Bashkim Evropian i cili bazohet në lëvizjes e lirë dhe pa kufij, këto kufizime do të ishin një sprovë e vështirë.
“Ne gjithashtu jemi të vetëdijëshëm se këto kontrollet sa i përket virusit, mund të jenë një sprovë e vështirë për BE pa kufij”, shtoi ajo.
Ky diskutim lidhur me kufizimet e mundshme në BE, u zhvillua në një seancë dëgjimore të asamblesë parlamentare franko-gjermane, gjatë paradites së sotme, ku mori pjesë edhe kryeministri francez, Jean Castex.
Përveç pandemisë dhe lëvizjes brenda Bashkimit Evropian me apo pa kufizime anti-COVID, e cila ishte edhe tema më me rëndësi, gjatë seancës u diskutua edhe mbi problemet klimaterike, refugjatët, politikat e jashtme dhe ekonomike.
Në Bashkimin Evropian por edhe në të gjithë botën, po qëndron një panik sa i përket përhapjes së shpejtë të variantit delta të COVID-19 dhe shtimit drastik të rasteve të reja pozitive.
Kjo ka bërë që të ridiskutohet mundësia e shtimit të kufizimeve në kufijtë e Bashkimit Evropian me qëllim parandalimin e një tjetër vale të COVID-19.
Megjithatë siç duket shumica e liderëve të BE, janë kundër këtij ndryshimi në kulmin e sezonit turistik.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.6%
-
Jo
30.3%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 1239
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kanabisi mjekësor, Qeveria përcakton kriteret e kultivimit: Parcela, me mure 4 metra të lartë e sinjale alarmi në polici! Serverat e kamerave monitoruese në BE
9 Janar, 20:45
-
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Të bindim Trump për marrëveshjen e armëve
9 Janar, 16:38
-
I dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Lajcak takohet me shefin e OKB-së Guterres: Folëm për Ballkanin Perëndimor
9 Janar, 09:10
-
Zyrtari i lartë amerikan takohet me Ramën, Verma: Partneriteti ynë siguron Shqipërinë të përparojë drejt Integrimit të plotë europian
8 Janar, 21:05
-
Katerina Marku: PKEK mes ambicies, balancës dhe ndërgjegjësimit
8 Janar, 18:06
-
Ambicia e Trump për Groenlandën, Franca: BE-ja nuk do të tolerojë sulme në kufijtë e saj
8 Janar, 15:12
-
Sorensen dhe Haavisto, kandidatët e vetëm për pasardhës të Lajçakut për dialogun
7 Janar, 16:25
-
Të gjithë kundër Elon Musk
7 Janar, 15:47
-
Paralajmërimi i NATO-s: Kosova është rrezik, dërgoni urgjentisht trupa
6 Janar, 21:57
-
Hekurudha Tiranë-Durrës/ Qeveria kërkon tjetër kredi 40 mln €: 8 stacione me vlerë 10.5 mln euro, u rritën kostot e ndërtimit
6 Janar, 18:59
-
Media maqedonase: Maqedonia e Veriut duhet ta ketë zili Shqipërinë
4 Janar, 21:51
-
DOKUMENTI/ Qeveria plan kombëtar për kufizimin e përdorimit të makinave! Në ditë të caktuara të javës sipas targës! 10% e mjeteve, elektrike brenda 2030
4 Janar, 19:15