Gati 2 muaj pasi rrëzoi procedurën e ndryshimit të rregullores për arkitekturën e re të komisioneve parlamentare, Gjykata Kushtetues ka zbardhur këtë të hënë vendimin e plotë.

Publikimi i arsyetimit të vendimit të 23 shkurtit tashmë i hap rrugë edhe ndryshimeve të reja të depozituara nga socialistët të rregullore, që kishin mbetur në pritje të Kushtetueses. 

PS përveçse të njëjtën arkitekturë të Kuvendit, me 11 komisione të përhershme parlamentare, propozon një sërë ndryshimesh të tjera që prekin kohën që deputetët kanë në dispozicion për të folur në seancë nga 10 në 5, dhe kalimi me procedurë të përshpejtuar të të gjitha ligjeve që lidhen me integrimin.

Në arsyetimin e saj Kushtetuesja rrëzon të gjithë procedurën e miratimit të rregullores së re të Parlamentit, ndërsa thotë se mbledhja e deputetëve është thirrur jashtë procedurave standarde, dhe se shpejtësia e mbledhjeve ka vënë në pamundësi deputetët, në mënyrë të veçantë ata të pakicës parlamentare, për të ushtruar lirisht të drejtat që u burojnë atyre nga statusi i deputetit.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

 

Lajm në përditësim...