TIRANË- Rritja historike e pagave është ndjerë edhe tek specializantët e Mjekësisë të cilët aktualisht paguhen sa 80% e pagës së mjekut specialist.
Mjekët e rinj janë shprehur entuziastë për rritjen e fundit të pagave, teksa kanë nënvizuar se ndjehen të motivuar për të punuar në vendin tonë.
"E kam nisur specializimin në vitin 2020 me një paga sa gjysma e asaj page që mora këtë muaj, ndihem shumë e vlerësuar dhe e motivuar",- tha Dr. Enida Avdolli, specializante për obstetri- gjinekoligji pranë Maternitetit "Koço Gliozheni".
"E mora pagën e rritur këtë muaj dhe ky është një gëzim i madh për mua dhe familjen time",- tha Lorena Hysi, specializante pranë Maternitetit "Koço Gliozheni".
"Rritja e rrogës na motivon shumë për të arritur objektiva të reja, falenderojmë qeverinë dhe Ministrinë që kjo gjë ndodhi më në fund",- dr. Jon Cani, Specializant pranë Maternitetit " Mbretëresha Geraldinë".
"Paga e re që sapo morëm është vlerësimi më i madh që na është bërë në këto 3 vite",- tha Ersila Dedja, specializante pranë Maternitetit "Mbretëresha Geraldine".
"Jam shumë e kënaqur me rritjen e pagave që na është bërë",- Dr. Ermioni Eirini Prifti, specializante pranë Spitalit Pediatrik në QSUT.
Mjekët specializantë në kontratë të mbuluar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale aktualisht paguhen 1000 Euro në muaj.