PS dhe opozita gjejnë dakordësi te 'Ligjet', miratohet projektligji për rritjen e pagave! Ibrahimaj: Përfitojnë 130.330 punonjës, përjashtohen deputetët dhe ministrat

Komisioni i Ligjeve miratoi paketën ligjore për rritjen e pagave të 130 330 punonjësve të administratës publike. Vendimi u shoqërua me debate për shkak të kërkesës që në listën e përfituesve të rritjes, të hyjnë edhe deputetët. Kjo pikë pas diskutimeve gjeti konsensus dhe ligji do të kalojë në komisionin e ekonomisë ku propozohet ndryshimi i koefiçientit dhe rritja e pages për deputetët. Drafti vjen në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuse për rishikimin e hireakisë së pagave, pas shqetësimit të ngritur nga magjistratët.

Delina Ibrahimaj, Ministër i Financave dhe Ekonomisë shpjegoi që ligji ka efekt që prej datës 1 prill 2023.

Nga ligji përfitojnë 250 funksionarë politikë, që pagën e kanë të lidhur me atë të presidentit. Paga e presidentit rritet në 425 000 lekë, nga 257 000 që është aktualisht. Koeficientët, që lidhen me kuvendin dhe qeverinë, ato janë përjashtuar pa ndryshuar nivelin aktual të pagave, për ta parë në një moment të dytë. Grupet e prekura indirektë janë administrata qendrore dhe vendore. Kostoja totale e kësaj politike 39 miliardë lekë në 1 janar 2025.

Por, kundërshtitë nuk munguan nga deputetët opozitarë dhe të mazhorancës. Sipas tyre, ligji e deformon hiearkinë e pagave me mosrritjen e tyre për deputetët.

Ministrja sqaroi se niveli i pagave të magjistratit dhe enteve të pavarura, do të jenë më të larta sesa titullarët e institucioneve të pavarura, pasi në ligjet e tyre të veçanta kanë të caktuara shtesa me pagë të caktuara me ligj…

Debate pati edhe për pensionet, ku opozita u shpreh e shqetësuar për dështimin e sistemit.  Por Ibrahimaj, paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë edhe një reformë në sistemin e pensioneve. Paketa e rritjes së pagave, parashikon shtim me 20-40% në fund të 2024, me synimin që paga mesatare të rritet nga 530 euro në 930.

Më 7 prill, kryeministri, Edi Rama bëri me dije se do të kishte një rritje të pagave për punonjësit e administratës publike, duke nisur që nga specialistët më të ulët në hierarki paga e të cilëve nga 49 mijë lekë, do të rritet në 81 mijë lekë. Ai u shpreh se brenda harkut kohor të një viti, paga mesatare në vend do të shkojë 900 euro. Reforma e rritjes së pagave, do të prekë edhe sektorë të tjerë, duke nisur nga pedagogët e mësuesit, tek infermierët, zjarrfikësit, si edhe policinë e Shtetit, Burgjeve dhe punonjësit e Gardës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:41
Komisioni i Ligjeve miraton projektligjin për rritjen e pagave, pro edhe opozita

1684485315_ligjet.jpg

Miratohen me konsensus dy projekt ligjet e paketës ligjore të hartuara nga qeveria që synojnë rritje të pagave për adminitratën dhe institucionet e tjera kushtetuse dhe të pavarura. Dy pr/ligjet adresojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuse, e cila ka njohur si të drejtë ankesën e magjistratëve për një rivlerësim të pagave në bazë hireakie, ku presidenti është në krye të piramidës. Paketa ligjore e cila u diskutua të premten në komisionin e ligjeve, nuk parashikon rritje të pagës për deputetët dhe ministrat.

Dhe kjo ka sjellë debate mes deputetëve dhe Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj. 

Në fund, Komisioni i Ligjeve, si komision për dhënie mendimi, përveç miratimit të dy pr ligjeve, i sugjeron Komisionit të Ekonomisë dhe rishikimin e koeficcentëve të hirekisë së pagave, duke marrë parasysh se Kuvendi është institucioni më i rëndësishëm në vend.

Ora 11:40
Ibrahimaj: Qeveria po planifikon të japë kredi të butë për administratën! Për personat me ndihmë ekonomike, zgjidhja do jetë punësimi

 

Te Komisioni i Ligjeve, Ministrja Delina Ibrahimaj ka sqaruar se qeveria po planifikon të japë kredi të butë për punonjës të administratës publike. Për personat me ndihmë ekonomike tha se zgjidhja do të jetë punësimi, jo vetëm rritja e masës së shpërblimit.

“Ne kemi përgatitur një tjetër ligj që është depozituar në Kuvend, për strehimin social që parashikon që qeveria t’i japë kategorive të ndryshme të administratës publike kredi të buta dhe kategoritë përcaktohen me VKM në bazë të nevojës apo domosdoshmërisë.

Për personat me aftësi të kufizuar, ndër vite kemi indeksuar masën e përfitimit të personave me aftësi të kufizuar ndërsa nga 1 janari 2024 do të hyjë në fuqi neni i ligjit ku cdo institucion publik mbi një numër të përcaktuar punonjësit do të jetë i detyruar të punosojë 1 ose disa persona me aftësi të kufizuar.

Për personat me ndihmë ekonomike kemi vendosur që zgjidhja të jetë punësimi jo vetëm rritja e masës së shpërblimit”, tha Ibrahimaj.

Ora 11:38
Zgjedhjet e 14 majit, Ibrahimaj: Vota për PS s’ka lidhje me pagat! Mos hidhni akuza të pavenda, 5000 lekëshi për pensionistët s’ishte i papritur

 

Ministrja Delina Ibrahimaj thotë se rritja e pagave nuk ka lidhje me zgjedhjet e 14 majit. Në Komisioni  e Ligjeve i tha deputetëve se s’duhet të hedhin akuza të pavenda ndërsa sqaroi se shpërblimi për pensionistët ishte i paralajmëruar.

“Vota e qytetarëve për PS, nuk lidhet me ligjin e pagave, rritjen e pagave. Më vjen keq që ju e përdorni këtë ligj me akuza të pavenda. Qytetarët me rritje ap pa rritje pagash e kanë votuar PS. Ne kemi rritur ndër vite paga të mjekëve dhe infermierëve. Kjo nuk ishte hera e parë që u rritej paga mjekëve dhe infermierëve, por kësaj radhe po u bëjmë një rritje historike dhe kjo falë mundësisë financiare që kemi sot, e që nuk kemi patur dje. 5 000 lekëshi që morën pensionistët tani, nuk ishte i papritur. Nuk ishte mbështetja e parë dhe nuk është e fundit. Në dhjetor të vitit të shkuar kur ne propozuam ligjin për taksën e jashtëzakonshme, sqaruam se do shpërndahej për shtresat në nevojë dhe ketë taksë e shpërndamë kur e mblodhëm. Skema e pensioneve thoni se po dështon, ajo që deklarova s’ka lidhje me këtë, por ka lidhje rritjen e pensioneve… Për të rritur pensioneve, duhet bërë rishikim i skemës. Të thuash që po dështon është akuzë e madhe. Popullsia është në plakje, skema subvencionohet nga shteti. Ne jemi të shqetësuar për familjet me ndihmë ekonomike, një nga skemat është aftësimi i të rinjve në moshë pune, dhe po veprohet për identifikimin e aftësive, regjistrimit të tyre, kurset profesionale, por edhe punësimin e tyre pas kësaj. Unë do ju jap një shkresë me rritje të pagave të mjekëve dhe infermierëve dhe se si do u rritet sërish pagave në fund të vitit 2023”, tha Ibrahimaj.

Ora 11:13
Xhafaj: Prokurorë e gjyqtarë pagë më të vogël se drejtuesit e enteve të pavarura! Ibrahimaj: S’është e vërtetë, kanë shtesa të tjera

 

Deputeti Fatmir Xhafaj ngriti pyetjen nëse ruhet hierarkia për pagat duke thënë se qeveria nuk ka ditur të mbrojë gjykatën kushtetuese. Sipas tij, prokurorët e gjyqtarët kanë pagë më të vogël se drejtuesit e enteve të pavarura. Në përgjigje të tij, Delina Ibrahimaj tha se nuk është e vërtetë pasi kanë shtesa të tjera.

Fatmir Xhafaj: Ju argumentoni në relacion se kjo vjen në kuadër të një vendimi të gjykatës kushtetuese se kanë ndryshuar pagat në sistemin e drejtësisë, pasi duhet ruajtur hireakia. Pyetja ime është, a arrini të ruani hireakinë vërtetë? Apo është një argument për ta bërë këtë gjë? Unë konstatoj se nuk ruhet kjo hireaki. Përkundrazi, mund të vendosni koeficient, për funksione të caktuara. Do kemi njerëz që do marrin shumë më tepër sesa funksione të caktuara. Mund të kishte formulë tjetër?

S’kishte zgjidhje tjetër, mund të ndryshoni ligjin kuadër, dhe e rregullonit aty hierakinë, e ndani sistemin e drejtësisë nga hireakia e pagave… Për mua qeveria nuk ka ditur të mbrohet në gjykatën kushtetuese, duhet të arsyetohej ndryshe. Ajo që më vret syrin, disa paga, komisionerët e shërbimit civil, KQZ, Mbrojtja personale, Autoriteti konkurrencës, Këshilli drejtues i RTSH, etj, në ndryshimin rritjen e koeficentit e kalojnë pagën bazë të prokurorit dhe gjyqtarit. E kalojnë në mënyrë të ndjeshme. S’besoj se këto bëjnë një punë më të dobishme se gjyqtari e prokurori. Po ashtu në raport me deputetin, janë shumë më lart, nga hireakia s'mund të jetë kështu, nuk është e pranueshme.

Unë besoj që keni bërë gjë shumë të mirë me idenë e rritjes së pagave në tërësi, por për mënyrën se si po kërkoni ta bëni nuk e mbështes, pasi nuk reflekton hireakinë e institucioneve….A është vërtetë që këtë projektligj e mbajnë peng deputetët? Di gjë për këtë? Se unë se di ta mbajmë peng?

Delina Ibrahimaj: Për nivelin e pagave të magjistratit dhe enteve të pavarura, në fakt do e kenë paga më të larta sesa titullarët e institucioneve të pavarura, pasi në ligjet e tyre të veçanta kanë të caktuara shtesa me pagë të caktuara me ligj…

Ora 11:05
Rritja e pagave, Korreshi: Të kthejmë sytë nga pensionistët, apo do i lëmë të presin vdekjen? Burrat në Lushnje po t'i kthesh përmbys nuk i gjen as 50 lekë

 

Deputeti Saimir Korreshi nuk e ka kundërshtuar projektin e rritjes së pagave nga qeveria por sugjeron që të kthehen sytë nga pensionistët. Edhe për politikanët që nuk i rritet paga, Korreshi thotë se nuk mund të bëjnë dot një jetë normale për shkak të çmimeve të larta.

“Mamaja ime me 10.700 lekë në muaj, 1 bukë misri dhe 1 shishe kos në ditë bëjnë 200 lekë, për 30 ditë bëjnë 6000 lekë. Me bukë gruri shkon 7500 lekë. 4000 lekë i ka ilaçe kur është mirë. Mbeten 8000 lekë për drita ujë dhe të tjerat me radhë. Po të tjerët si ja bëjnë, s’kanë lekë për të blerë mbathje, këta njerëz janë duke pritur vdekjen se s’mund të jetosh me kaq lekë. Ose do fillojnë pleqtë të vjedhin ose do marrin ushqimet e hedhura nga tregtarët. Të shkojnë në Lushnje e të shohin si rrinë në radhë. Të shohin nëse me rrogën e parlamentit mund të çojnë fëmijët në kinema, të hanë një drekë jashtë apo t’i blejnë patatina e çokollata. Çfarë do bëjmë me këta njerëz, t’i lëmë të presin vdekjen? Po të kontrollosh burrat në Lushnje, t’i kthesh përmbys nuk kanë as 50 lekë. Po t’i ftosh për kafe, e kam pirë thotë, ai e ka pirë me datë 1 kur ka marrë rrogën. Nuk jemi kundër rritjes së pagave, por do ia kthejmë ndonjëherë dinjitetin këtyre njerëzve për të jetuar?”, tha Korreshi.

Në përgjigje të tij, Delina Ibrahimaj thotë se i kanë në fokus pensionistët dhe i kanë shpërblyer vazhdimisht, megjithatë shprehet se po punojnë për rrugën që çon reformën e pensioneve.

“Kemi shqetësim maksimal për nivelin e pensioneve. Historia e tyre ka më shumë se 10 vite. Jemi të gjithë të vetëdijshëm që niveli i pensioneve duhet rritur. Për përballimin e situatës, gjatë vitit të kaluar e gjatë këtij viti kemi dhënë disa shpërblime për pensionistët. Kjo qeveri, Qeveria Rama, ndryshe nga sa më parë, u vendos detyrimi ligjor për indeksimin e pensioneve. Por çdo gjë nuk bëhet me një ditë. Përveç indeksimit, për përballimin e situatës, gjatë vitit të shkuar, dhe gjatë këtij viti, kemi dhënë shpërblimet, kemi indeksuar 9.5% pensionet, edhe pse inflacioni mesatar ishte 7.6%. Kjo është arsyeja përse ne kemi nisur këtë reformë të pagave. Ne synojmë që përmes kësaj reformë të nxisim sektorin privat të rrisi pagat mesatare dhe të rrisi kontributet shoqërore që prekin drejt për drejt pensionet. Dhe kjo pacënuar stabilitetin financiar. Në vitet në vijim do diskutojmë se cila do të jetë rruga e duhur për një reformë të pensioneve”, tha Ibrahimaj.

Ora 10:39
'Ligjet' nis me debate mes opozitës dhe mazhorancës! Çupi: Shpjegoni pse nuk punuat prej 13 prillit! Bushka: Puna jonë nuk janë vetëm mbledhjet, përgatitëm raportin

 

Puna te Komisioni i Ligjeve ka nisur me debate mes opozitës dhe mazhorancës. Deputetja e PD, Dhurata Çupi kërkoi arsyen përse nuk kanë punuar prej datës 13 prill duke thënë se duhet të mos përfshihej në zgjedhjet vendore se është pushtet i pavarur.

Në përgjigje të saj për kalendarin e ngjeshur, Klotilda Bushka i tha se  mbledhjet bëhen sipas vendimit të konferencës së kryetarëve dhe ka pasur proces të përgatitjes së akteve e të raportit gjatë kësaj periudhe që nuk janë mbledhur.

Dhurata Çupi, Deputete e PD: Ju zonja kryetare, duhet ti shpjegoni qytetarëve, përse komisioni ligjeve nuk punon prej datës 13 prill? Komisioni i ligjeve dhe kuvendi nuk ka ushtruar detyrat për të cilat është votuar dhe është pushtet i pavarur nga ekzekutivi. Është një pushtet i pavarur për tu përfshirë në zgjedhjet vendore. Ato nuk varen nga kuvendi apo komisioni i ligjeve. Duhet të mbani përgjegjësi! Duhet ti njoftoni qytetarët se përse nuk është mbledhur. Axhenda është shumë e ngjeshur. Institucionet e pavarura duhet të japin llogari këtu për veprimtarinë e tyre, pasi ka nga ato që janë përfshirë edhe në fushatë. S’mund të kaloj me kalendare të ngjeshura dhe për të kaluar rradhën. E gjithë administrata, të gjithë deputetët kanë qenë të angazhuar në fushatë zgjedhore dhe kjo nuk është normale dhe e lejueshme.

Klotilda Bushka Ferhati, Deputete e PS: Puna e kuvendit nuk janë vetëm mbledhjet. Por ka dhe një procces të tërë të përgatitjes së akteve. Sa u takon raportimit, institucionet e pavarura kanë detyrim të raportojnë në data të caktuara mes periudhës 31 mars-31 maj, si data më e largët. Ato sjellin raportin, drejtoria e monitorimit lexon dhe studion raportet për relatorët dhe bëhet kalendari unik. Jemi brenda afatit për këtë çështje. Mbledhjet bëhen në përputhje me kalendarin e kuvendit, sipas vendimarrjes së konferencës së kryetarëve. Edhe ju keni qenë në fushatë, por kjo s’ka penguar kuvendin të bëjë punën e vet. Keni përpara datën e raportimeve, dhe relatorët kanë gati dokumentacionin për dëgjesat përkatëse. Në këtë kuadër, kjo s’ishte për rendin e ditës. Ky ishte sqarimi im.

A.M./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shefqet Çela: 19/05/2023 23:30

    Bien dakord të dy palët për të rritur rrogat e veta!!! Marrin dieta, për telefona, për benzinë e lloj - lloj shtesash. Ajo që i japin shoqërisë është tepër minimale. MOS U NGOPSHIN KURRË!

    Përgjigju
  • redi: 19/05/2023 14:43

    Politika e rritjen se oagave eshte me ecveshtira por dhe ajo qe drejton kobsumin.Pa rritje ekonomike NUK mund te rrisesh pagat zpor sot me 4.5% qeveria pati mundesin evrrutjes se oagave Ajo rritje do ndihmoj mireqenien por njekohesisht do rrisi konsumin, pra rritjen ekonomike.Ky eshte nje pjese e sinxhirit ekonimik

    Përgjigju
  • Moza: 19/05/2023 14:07

    Po per ne punonjesit e radio televizionit shqiptar si nuk thuhet nje fjal, na kan abandonuar jemi ne pik te hallit, kur duan jemi shtet kur nuk duan sjemi shtet..turp palaco qeveri

    Përgjigju
  • Patrioti: 19/05/2023 11:05

    Ca eshte kjo page 4 milion e gjys lek per presidentin. Ore jane ne terezi keta…presidenti ka post honorifik dhe do jete nje zdroms i vertete dhe nje palaço nqs pranon te paguhet nga taksat e shqiptareve ne kete mase. Turp i kombit nese pranon!

    Përgjigju
    • @Ariu: 19/05/2023 18:49

      Jepini dhe ndonje fond te beje ca botox me mire se gishtat ja drejtuam me taksat tona mqns eshte perfaqesues i sovranit ky zorraxhiu se vetem ate fytyre te presidentit na ka tregu ky katunari shkolluar. Nqs e pranon ate page ka per tu mbajt mend gjate nga sovrani…kete mos e harroni.

    • Ariu: 19/05/2023 13:20

      Do i kërkojmë të punoj falas meqë është honorifik... Në shumë vende paga e Presidentit është më e larta sepse është përfaqësuesi i sovranit dhe pagat e tjera kanë atë si referencë në bazë të një koefiçienti.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)