Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar reformën e rritjes së pagave nga qeveria. Në nëj dalje për mediat, Meta tha se kjo rritje pagash kishte efekt elektoral dhe se sipas tij është një rritje selektive.
Meta tha se Kuvendi, që prej shtatorit ka bllokuar një propozim të partisë së Lirisë për rritjen e pagave, ndërsa theksoi se reforma aktuale thellon pabarazinë sociale.
“U premtua rritje ekonomike, por banka botërore parashikojnë se vështirë se mund të arrihet edhe në 2.2% në 9 vitet fundit janë marrë mbi 4 eurobone, ndërsa kontrata e PPP kanë shkuar sa 50% e prodhimit të brendshëm bruto. Sa kohë pagat s’do nxiten nga ekonomia, çdo rritje me urdhër rrezikon të kthehet në boomerang social. PL në propozimin e saj çoi në Kuvend për rritje të qëndrueshme ta pagave çdo votë në funksion të inflacionit, e sheh si një piramidë të studiuar të pagave në nivele të ndryshme të administratës e kombinuar me bonuse shpërblimi siç është rasti i covidi apo për pozicione të caktuara. Mazhoranaca jo vetëm që e ka bllokuar pro tonë që prej shatorit, me këtë rritje selektive dhe vetëm për qëllime elektorale e ka kthyer Shqipërinë në vendin e pabarazive sociale, ku pagat drejt ë qeverisë dhe shtetit janë më të larta dhe pagat e administratës dhe gjithë shtresave të ndryshme të shoqërisë janë më të ulëtat në rajon. Është vetëm një rrjedhojë e politikës së thellimit të pabarazive që kjo qeveri nuk ndalet deri në fund”, tha Meta.
Me ndryshimin e bërë thotë Meta, Kryeministri merr 23 herë më shumë se një pension mesatar në qytet dhe 38 herë më shumë se në fshat duke thelluar pabarazinë sociale.
"Në qoftëse paga e Kryeministrit ishte 7 herë më e lartë se paga minimale, me këto ndryshime, ajo ka shkuar 10 herë më e lartë se paga minimale. Në qoftë se paga e Kryeministrit ishte 13 herë më e lartë se pensioni në qytet, sot me këto ndryshime, Kryeministri merr 23 herë më shumë se pensioni mesatar në qytet. Në qoftë se paga e Kryeministrit ishte 22 herë më e lartë se pensioni mesatar në fshat, sot ajo ka shkuar, 38 herë më e lartë në fshat. Nëqoftë se paga e Kryeministrit ishte përpara 32 herë më e lartë se ndihma ekonomike mujore për një familje me 4 anëtarë, sot kjo diferencë thuajse është dyfishuar në krahasim me më parë. Votimi në Parlament i ligjit të rritjes së pagave, tregoi se nuk është qëllimi që nga rritja e pagës së administratës të shtohet presioni mbi tregun dhe as nuk niset nga nevoja për të frenuar emigracionin", tha Meta.
| Ishte | Eshte |
---|---|---|
Paga e Presidentit | 257 000 lekë | 425 000 lekë |
Paga e Kryeministrit | 228 000 lekë | 393 125 lekë |
Paga e Kryetarit të Kuvendit | 228 000 lekë | 393.125 lekë |
Paga e Zv. Kryeministrit | 187 610 lekë | 318 750 lekë |
Paga e Zv. Kryetarit të Kuvendit | 187 610 lekë | 318 750 lekë |
Paga e Deputetëve | 156 770 lekë | 310 250 lekë |
Paga e Ministrave | 174 760 lekë | 310 250 lekë |
dhe vemja shfaqet perseri ne horizon ,ik or hajduti i kombit ik bashke me sale ditzine se shpejt drejtesia popullore po afrohet per ju
Përgjigju