TIRANE- Ministri i Drejtësisë informoi dje në profilin e tij në facebook se Parlamenti do të shqyrtojë sot projektligjin për rritjen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Por zyra e shtypit e Parlamentit sqaroi sot në mëngjes se nuk ishte përcaktuar seancë plenare për ditën e sotme dhe se publikimi i rendit të ditës në faqen online zyrtare të parlamentit ishte gabim dhe seanca do të zhvillohet të enjten.
Edhe ministri Halimi duhet të jetë informuar gabim kur shkruante dje në facebook se pr/ligji do shqyrtohej sot. Sipas ministrit ky pr/ligj përmirëson trajtimin financiar të qindra prokurorëve, gjyqtarëve e oficerëve gjyqësorë.
Në rrjetin social të facebook ministri Halimi theksonte dje se përmirësimi i statusit të prokurorëve është një nga çështjet e rëndësishme të reformës në drejtësi. Pagat më të larta për aktorët e drejtësisë, do të kenë impakt në rritjen e përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies.
”Nesër (sot) në parlament, pagat e prokurorëve rriten me 20%. Pagë jo më e vogël se 1 milion lekë në muaj për prokurorët e shkallës së parë. Pagë jo më pak se 1 milion e treqind mijë lekë për prokurorët e apelit, dhe krimeve të rënda të shkallës së parë. Pagë jo më pak se 1 milion e katërqind mijë lekë për prokurorët e krimeve të rënda të apelit”, shkruante dje ministri.
Sipas ministrit çdo prokuror që ka një vjetërsi prej 25 vjetësh, përfiton pagën e prokurorit më të lartë, edhe në rast se nuk do të ketë mundësi të promovohet për shkak të mungesës së vakancave në institucione.
Ministri vë në dukje se “paga më të larta, përmirësim i statusit do të ndikojnë në rritjen e pavarësisë dhe paanësisë së prokurorëve të Republikës nga vektorët ekonomikë, dhe do të reduktojë korrupsionin në këto Institucione duke konsoliduar sistemin e drejtësisë”.
Sipas tij, në tërësi reforma e rritjes së pagave do të prekë më shumë se 1 mijë prokurorë, gjyqtarë dhe oficerë të policisë gjyqësore në vend.
“Do të ndihmojë ata qindra prokurorë e gjyqtarë që sapo kanë nisur karierën e tyre, ata qindra prokurorë e gjyqtarë që e nisin ditën e tyre me mendimin për të kryer punën me përkushtim e ndershmëri, për emrin e tyre dhe të familjes së tyre”, përfundonte komentin në Facebook i ministrit të Drejtësisë, Eduart Halimi.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com